Uji Dea

Mehmeti: Konferencat e LDK-së – pallavra kafiterish

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ndaj akuzave të sektorit të shërbimeve publike të LDK-së ka reaguar Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike. I ashtuquajturi sektor i DSHP i LDK-së, si duket shumë pak ose fare nuk i sheh apo nuk dëshiron t`i shoh të arriturat e DSHP, sepse është mësuar me demagogji, dezinformim, retorikë dhe pallavra kafiterishë, t’i drejtohet medieve fundjavave me ato konferenca boshe e të pa konceptuara thuhet në reagimin e Mehmetit.

Përgjegjësi i komisionit të Shërbimeve Publike të LDK-së , Vehbi Salihu, hartimin e strategjive të tija, nëse kanë, do të ishte mirë ta hartojnë në bazë të vizionit të tyre, pa u marrë me DSHP me gjithë ato akuza paushallë e të pabaza që në vet përmbajtje tregojnë naivitet dhe dezinformojnë opinionin publik pa asnjë argument të vetëm thuhet në reagimin e Behar Mehmetit.

Me aq joprofesionalizëm dhe me storie karikaturash, Salihu dhe LDK-ja e tij, përpiqen ta mashtrojnë qytetarin gjilanas i cili nuk e ndërron mendjen karshi rezultateve të DSHP, e cila strategjitë i ka hartuar qysh nga viti 2010, si: Strategjia e Mobilitetit, Strategjia e Ndriçimit Publik, Strategjia e investimeve për ujësjellës dhe kanalizim dhe Strategjia e profilit te banimit (në përfundim e sipër).

I ashtuquajturi sektor i DSHP i LDK-së, si duket shumë pak ose fare nuk i sheh apo nuk dëshiron t`i shoh të arriturat e DSHP, sepse është mësuar me demagogji, dezinformim, retorikë dhe pallavra kafiterishë , t’i drejtohet medieve fundjavave me ato konferenca boshe e të pa konceptuara.

Për LDK, më e mira është përgjigjja e qytetarëve, të cilët çdo ditë i shijojnë bukuritë e hapësirave të gjelbërta në qendër të qytetit dhe zona tjera urbane e rurale, bukuritë e shtigjeve të qytetit me lule, pastërtinë e rrugëve, shesheve dhe trotuareve, dizajnet më moderne të ndriçimit publik si në qendër , në lagjen “Dardania”, rruga e Preshevës – eficient, rrethrrotullimet të cilat janë dhe po ndërtohen me standarde Evropiane, semaforët inteligjent, Sinjalizimi horizontal dhe vertikal modern, dy komponentesh, Trafiku urban periferik i cili po funksionon për mrekulli. Së shpejti do ta kenë qytetarët edhe trafikun urban. Nuk kalon muaj pa u promovuar ndonjë ujësjellësi i ri apo kanalizim. Në ndërtim e sipër është rezervuari i ujit me kapacitet prej 3000m³ ujë; administratë efikase të DSHP e cila nuk ka as një lëndë të pa kryer jashtë afatit ligjor, etj.

GRANDEMALL

Këto të arritura vërtetë pe trembkan Salihun e LDK-së, ndërsa qytetari ynë është shumë falënderues dhe mirënjohës.

Na vije keq që LDK dhe zotin Salihu, përpiqen ta dezinformojnë qytetarin me këso far shpifjesh. Megjithatë, ne e ftojmë zotin Salihu dhe komisionin e tij në debate publike publike ku do të ballafaqohen me gjuhen e argumenteve ku do të gjykoj vet qytetari se kush ka të drejtë.

Ne jemi në agjendë të punës së sinqertë dhe efikase, serioze dhe profesionale.

Jemi krenar që përditë po e avancojmë kualitetin e shërbimeve publike për qytetarët gjilanas – ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Behar Mehmeti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.