Mehmeti kërkon nga Aliu e Haziri që Llovca të jetë këshill i veçantë
Gjilan – Në një kërkesë që Arben Mehmeti këshilltar komunal i ka dërguar Avdyl Aliut dhe Lutfi Hazirit ka kërkuar prej tyre që të jetë këshill i veçantë me qendër në fshatin Llovcë duke përfshi fshatin Kokaj, Sllubicë dhe Zahiraj me nga një përfaqësues.
Në kërkesën e Arben Mehmetit pos tjerash thuhet: Jam informuar nga bashkëfshatarët në fshatin Llofcë, se ishte caktuar një takim i këshillit në fshatin Bilinicë më datë 02/02/2016. Mua si këshilltarë i kësaj zone më intereson të di se si është përcaktuar kjo formulë që fshati Bilinicë të jetë qendra e këtij këshilli.
Andaj nëse është ndonjë kriter që është caktuar në këtë formë mendoj se ka qenë dashtë së paku të konsultohem unë si anëtarë i kuvendit që përfaqësoj edhe këtë pjesë se si të bëhet ndarja sa i përket lokaliteteve.
Andaj nëse keni vendosë në këtë formë që fshati Llofcë të jetë pjesë e këshillit të fshatit Bilinicë kërkoj që të rishqyrtohet sepse nuk ka asnjë elementë pozitivë që të ndodhë në këtë formë, kjo mund të ndodhë, por pa pjesëmarrjen e fshatit Llofcë në këtë këshillë dhe që mendoj se kjo nuk është produktive dhe mision i juaji si komision.
Unë po ju dërgoj një propozim në lidhje me këtë organizim të cilin kërkoj që të keni parasysh dhe at si më poshtë: Që të jetë këshill i veçantë me qendër në fshatin Llovcë duke përfshi fshatin Kokaj, Sllubicë dhe Zahiraj me nga një përfaqësues.
Në fshatin Bilinicë të jetë këshill i veçantë që përfshinë vetëm fshatin Bilinicë për shkak të specifikave të veçanta.
Ndërsa fshati Stublinë të jetë pjesë e këshillit të fshatit Pogragjë. Shpresoj që të keni në konsideratë këtë propozim timin dhe të rishqyrtoni në komision në lidhje me këshillat e fshatrave dhe lagjeve urbane.
Andaj propozimi im është që të jenë këto këshilla funksionale edhe në teren e jo vetëm në letër ka shkruar Arben Mehmeti në kërkesën e tij./rajonipress/


