Uji Dea

Mehmeti : Kemi ofruar shërbime të mira për qytetarët

/ 4 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Mund të them se drejtoria për Shërbime Publike, në vitin 2012 i ka realizuar me sukses objektivat e veta të parashtruara me planin e punës në tërësi, e në disa segmente janë edhe të tejkaluara thotë Behar Mehmeti drejtor i shërbimeve publike.

Duke përmbledhur aktivitetet e kësaj drejtorie gjatë vitit 2012, Behar Mehmeti për rajonipress tha se në infrastrukturën nëntokësore, (në sistemin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit), në kuadër të projektit “Projekte të vogla” i cili ka qenë me vlerë mbi 115,000.00 € është sanuar një numër i konsiderueshëm i segmenteve të caktuara, si në rrjetë të kanalizimit, gjithashtu edhe atë të ujësjellësit, pesetave, të cilat kanë qenë defekte të pazgjidhura për disa vite të tëra. Vlen të përmendet projekti për ujësjellës dhe sanitacion me vlerë rreth: 1,000,000.00 €, në Pograxhë i cili është në përfundim e sipër (400,000.00 €), kurse në Bresalc e Ponesh (600,000.00 €), do të filloj me përmirësimin e kushteve klimatike. Gjithashtu janë kryer të gjitha procedurat administrative për projektin e rezervuarit të ujit me kapacitet 3.000 m³ ujë i cili do të fillojë së realizuari në pranverë që kap vlerën rreth 1,500,000.00 € tha Mehmeti.

Mehmeti tha se në fushën e ndriçimit publik është realizuar në tërësi projekti i mirëmbajtjes së ndriçimit publik, ku është rigjeneruar një pjesë e konsiderueshme e zonës urbane dhe asaj rurale, e me theks të veçant është implementimi i projektit të ndriçimit publik, në qendër të qytetit, nga stacioni i autobusëve gjer tek udhëkryqi me rrugën e Malishevës, që kap vlerën mbi 150,000.00 €. Lëshimi në funksion i trafostacionit Gjilani-5, me vlerë mbi 6,500.000.00 €.

Kurse sipas tij në fushën e infrastrukturës në përgjithësi janë realizuar dhe janë ofruar shërbime të mira për qytetarë si mirëmbajtja e rrugëve, trotuareve, shesheve, hapësirave të gjelbërta, varrezave, grumbullimin dhe transportin e mbeturinave etj.

“Muaji shkurt i vitit 2012 ka qenë mjaft sfidues, me të reshura më të theksuara të borës, por kemi arritur ta menaxhojmë mirë gjendjen përmes mirëmbajtjes dimërore dhe kujtoj që kemi qenë komuna shembull edhe për vendin në përgjithësi. Në kuadër të strategjisë për Mobilitet, është realizuar projekti i rrethrrotullimit në lagjen Iliria , udhëkryqi Gjilan-Preshevë, rruga Jugu-1, në vlerë mbi 85,000.00 €”.

Uji Dea

Në aspektin e mirëmbajtjes verore janë sanuar arteriet kryesore të rrugëve të qytetit si dhe segmentet, Gjilan-Velekincë dhe Malishevë dhe zhavorimi i disa rrugicave në zonat rurale. Ka përfunduar projekti i shenjëzimit të të gjitha rrugëve, shesheve dhe numerizimi i ekonomive familjare.

Mehmeti tha se projekti i sinjalistikës vazhdon së funksionuari, tani ai i asaj vertikale, e me përmirësimin e kushteve klimatike edhe horizontali, e kur jemi tek sinjalistika horizontale në vitin 2012 përveç vendkalimeve të këmbësorëve, janë realizuar edhe vija gjatësore dhe shenja treguese, siç janë, shigjetat me ngjyrë dy komponentësh dhe rrugët e rendit më të ulët me ngjyrë të rëndomtë për shkak kostos.

Shërbimi i autoparkut së bashku me automjetin Merimangë, kanë funksionuar mirë,
Gjilani nga viti 2012, qytetarëve të vetë, ia kryen edhe shpenzimet e shërbimit të varrimit.

Administrata me sektorin e banimit, në përgjithësi brenda afateve ligjore i është përgjigjur lëndëve të qytetarëve. “Në planin financiar drejtoria ka tejkaluar të hyrat e planifikuara, por edhe krahasuar me një vit paraprak. Të gjitha këto aktivitete kanë qenë të përcjellura edhe me sfida, e në veçanti limitet buxhetore të cilat ndonjëherë edhe kanë influencuar në ngecje të dinamikave për pak kohë. Në fund i falënderoj edhe donatorët e jashtëm të cilët kanë qenë bashkëfinancues në shumë projekte me komunën. Rezultatet dhe sfidat e Drejtorisë për Shërbime Publike, janë emërues i përbashkët i stafit të drejtorisë” tha Mehmeti./rajonipress/