Mehmeti i shqetësuar me gjendjen në shkollën e Arteve

Gjilan – Arben Mehmeti tha për rajonipress se ne si komitet do të jemi pro veprimeve institucionale dhe në asnjë mënyrë nuk do të jemi pre e veprimeve të rrugës që zbehin imazhin e fushës së arsimit dhe që dëmtohen nxënësit nga këto veprime dhe për këtë dhe në funksion të këtij misioni kthimi i normalitetit në shkollën e arteve duhet të jetë prioritare dhe konformë këtij misioni ne do të rekomandojmë veprime që drejtoria e arsimit të zbatoj ligjshmërinë urgjentisht në këtë rast që nxënësit të kthehen në shkollë dhe janë organet kompetente që duhet të vlerësojnë përgjegjësin e atyre që kanë penguar zbatimin normal të procesit mësimor.
Arben Mehmeti është kryetar i komitetit të arsimit dhe nga afër ka ndjekur zhvillimet në procesin mësimor. Mehmeti thotë se Komiteti i Arsimit tashmë është një nga komitetet më funksionale të Kuvendit Komunal të Gjilanit edhe ashtu ka qenë një nga komitetet e para që është funksionalizuar.
Prandaj qysh në fillim të punës së tij ky komitet ka nxjerr një rregullore të punës që është një model i ri në këtë qeverisje sepse për herë të parë bënë normimin juridik përmes një akti juridik që rregullon të drejtat dhe obligimet e anëtarëve të komitetit shtoj Mehmeti.
“Ndërsa qysh në fillim të punës respektivisht në mbledhjen e parë pas konstituimit ka pasur në agjendë çështje me rëndësi për arsimin, si psh. një raport të punës nga koha e emërimit të drejtorit të drejtorisë komunale të arsimit, planin e punës për vitin 2014, kemi diskutuar një problem që do të jetë i dukshëm për një periudhë të shkurtë në arsim e që është shuarja e klasave të 13 dhe një numër jo i vogël i mësimdhënësve do të mund të mbeten jashtë procesit mësimor dhe poashtu kemi diskutuar edhe për shumë probleme tjera në fushën e arsimit dhe të cilat diskutime janë shndërruar në formë të rekomandimeve për drejtorin e arsimit” thotë Mehmeti.
Mehmeti tha se kjo formë e punës do të vazhdoj edhe më tutje dhe do të jemi si komitet në shërbim të fushës së arsimit, drejtorisë së arsimit, organeve tjera komunale si, shoqërisë civile dhe mediumeve.
“Dhe në këtë aspekt nuk do të kursehemi edhe nga ndonjë temë e nxehtë që mund të jetë objekt diskutimi siç është tash rasti i shkollës së arteve, shkollës së Malishevës, organizimi i ekskursioneve, fotografimeve në shkolla, organizimeve të maturës, semi-maturave dhe shumë aspekte tjera të janë preokupim aktual i qeverisjes. Dhe ne si komitet nuk kemi të drejtë në vendim-marrje, por se kemi të drejtë në nxjerrjen e rekomandimeve që do të duhej të zbatohen nga drejtoria e arsimit sepse komiteti është trupa kryesore e arsimit që përfaqëson organin më të lartë të komunës Kuvendin Komunal”.
Mehmeti tha se ne si komitet do të jemi pro veprimeve institucionale dhe në asnjë mënyrë nuk do të jemi pre e veprimeve të rrugës që zbehin imazhin e fushës së arsimit dhe që dëmtohen nxënësit nga këto veprime dhe për këtë dhe në funksion të këtij misioni kthimi i normalitetit në shkollën e arteve duhet të jetë prioritare dhe konformë këtij misioni ne do të rekomandojmë veprime që drejtoria e arsimit të zbatoj ligjshmërinë urgjentisht në këtë rast që nxënësit të kthehen në shkollë dhe janë organet kompetente që duhet të vlerësojnë përgjegjësin e atyre që kanë penguar zbatimin normal të procesit mësimor.
Mehmeti tha se ne do të rekomandojmë që në mënyrën më të mirë të menaxhohet nga drejtoria komunale e arsimit çështja e organizimit të ekskursioneve, semi-matura, matura, fotografimet në shkolla etj, probleme që kanë qenë të mëdha në të kaluarën dhe nuk dëshirojmë që të përsëriten në të ardhmen.
“Do të merremi edhe me çështje tjera që i përkasin fushës së arsimit dhe në çdo kohë do të nxjerrim rekomandime që do të rregullojnë në mënyrën më të mirë fushën e arsimit. Dhe në këtë mision kemi bashkëpunim të mirë edhe me drejtorin komunale të arsimit” tha kryetari i Komitetit të Arsimit./rajonipress/