UBT

Mehmeti i LDK-së kërkon dorëheqjen e Izmi Zekës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në seancën e së enjtes të Asamblesë Komunale Arben Mehmeti i LDK-së ka kërkuar dorëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Izmi Zeka, me arsyetimin se LDK-ja tani është partia më e madhe dhe se duhet t`i lejohet asaj që të udhëheq me organin vendimmarrës.

Nuk u ka bërë përshtypje koalicionit qeverisës në Gjilan kërkesa e LDK-së për të dhënë dorëheqje kryesuesi i Kuvendit Komunal Izmi Zeka.

Pas Lutfi Hazirit i cili i pari ishte që kërkoj dorëheqjen e Izmi Zekës nga pozita e kryesuesit të Kuvendit Komunal të enjten edhe Arben Mehmeti shef i grupit parlamentar të LDK-së ka kërkuar nga Zeka që të japi dorëheqje.

Lutfi Haziri menjëherë pas marrjes së pozitës së Zenun Pajazitit në krye të PDK-së e kishte uruar dhe porositur këtë të fundit që në radhë të parë t`i riparojë gabimet dhe shkeljet ligjore që janë bërë në Gjilan nën kryesimin e Izmi Zekës si kryesues i Kuvendit.

Eco Higjiena

Haziri e pati rikujtuar Pajazitin se Zeka duhet të japi dorëheqje sepse nën udhëheqjen e tij janë marrë shumë vendime të kundërligjshme si Partneriteti Publiko Privat, projekti i Fidanishtës dhe të gjitha vendimet e tjera të kundërligjshme që janë marrë nga krerët e PDK-së e që janë kundërshtuar fuqishëm nga LDK-ja dhe opozita duhet të kthehen në binarët ligjor pati thënë Haziri.

Kurse Arben Mehmeti duke e arsyetuar kërkesën e tij për dorëheqjen e Zekës tha se LDK-ja është partia më e madhe dhe se është momenti që asaj t`i lejohet të udhëheq me organin vendimmarrës.

Por kërkesa e Mehmetit nuk zgjoi shumë kureshtjen pasiqe për këtë u përkujdes Ejup Haziri i PDK i cili tha se pavarësisht se LDK-ja tash i ka 15 ulëse në Kuvendin Komunal, subjekti më i madh mbetet koalicioni qeverisës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.