Mehmeti i LDK-së: Janë dy mundësi për të dalë nga kriza politike në vend
Gjilan – Arben Mehmeti nga LDK-ja thotë se janë dy mundësi për të dalë nga kriza politike që e ka kapluar vendin.
Sipas Mehmetit e para duhet të veprohet konformë ligjeve dhe rregullave në shtet pavarësisht nga pasojat.
E dyta të dorëzohet mandati nga qeveria si rezultat i mos mundësisë së mbajtjes së mandatit qytetar.
Në realizimin e këtyre dy mundësive duhet patjetër edhe një herë publikisht të ulen partnerët qeveritar dhe të rikonfirmohet koalicioni PDK-LDK me një aneks shtesë të marrëveshjes që të qartësohen pozicionet publikisht sepse shihet se qytetarët kanë filluar të krijojnë dilema për lojëra të fshehta të partnerëve.
Dhe kjo duhet të bëhet urgjentisht sepse më vonë këto veprime mund të jenë të vonshme dhe me pasoja për të ardhmen e vendit ka shkruar Arben Mehmeti i LDK-së./rajonipress/


