FITORJA

Mehmeti: Gjilani nuk ka komoditet të shkojë në zgjedhje të reja

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së thotë se në këtë proces nuk ka nevojë de fakto për asnjë koalicion ekzekutivë sepse kemi të bëjmë me kuvendin komunal dhe poashtu ka të bëjë me vet legjitimitetin e anëtarëve të kuvendit sepse ne si komunë nuk kemi komoditet që në këtë krizë të madhe në të gjitha fushat e posaçërisht ekonomike dhe financiare të shkojmë në zgjedhje të reja për kuvendë komunalë dhe kjo mund të ndodhë nëse nesër nuk zgjidhet kryesuesi i kuvendit, por se këtë unë mendoj se nuk e lejon kuvendi komunal i Gjilanit.

Të martën pritet të mbahet seanca solemne e Komunës së Gjilanit në të cilën pritet të zgjidhet kryesuesi i Asamblesë dhe organet tjera drejtuese të tij.

LDK shpreson në konstruktivitetin e këshilltarëve komunal, duke mos e përjashtuar opozitën e cila ka dhënë një version se Gjilani mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pasiqë asnjëra prej tyre s`ka arritur ndonjë koalicion me LDK, raporton rajonipress.

Por, Arben Mehmeti sekretar i LDK-së në Gjilan për rajonipress është shprehur optimist se e marta do të jetë një ditë solemne dhe me shumë vendime pozitive për Gjilanin.

“Seanca e nesërme pritet të jetë një seancë më tepër solemne sepse kemi të bëjmë me zgjedhjen e disa organeve që janë me rëndësi, psh kryesuesin si dhe numrin e anëtarëve të komiteteve, iniciativën për ndryshime statutare, komisionin për akte normative si dhe orarin e takimeve të kuvendit për 2014, dhe ma tepër këto veprime të kuvendit janë akte ceremoniale sepse duhet patjetër të ecim sepse Gjilani ka shumë problem përpara për të zgjidhur se sa të merret me çështje që janë një ecuri normale e çdo kuvendi komunalë”.

Sipas tij në këto procese që janë të natyrshme për një kuvendë çdo subjekt politikë vetëm duhet të respektoj qytetarin Gjilanas dhe të i bashkëngjitet realizimeve të planeve të subjektit të madh dhe fitues që tashmë ka marrë mbështetjen nga qytetarët e komunës së Gjilanit për të qeverisur për këtë mandat”.

ARKATANA

Mehmeti thotë se në këtë proces nuk ka nevojë de fakto për asnjë koalicion ekzekutivë sepse kemi të bëjmë me kuvendin komunal dhe poashtu ka të bëjë me vet legjitimitetin e anëtarëve të kuvendit sepse ne si komunë nuk kemi komoditet që në këtë krizë të madhe në të gjitha fushat e posaçërisht ekonomike dhe financiare të shkojmë në zgjedhje të reja për kuvendë komunalë dhe kjo mund të ndodhë nëse nesër nuk zgjidhet kryesuesi i kuvendit, por se këtë unë mendoj se nuk e lejon kuvendi komunal i Gjilanit.

“Kuvendi është një organ me rëndësi për komunën dhe se aty nuk do të duhej të reflektohej ambicia e disa subjekteve politike për pushtet ekzekutivë në komunë. Kjo duhet të dallohet qartë nga çdo anëtarë i kuvendit komunalë, subjekti më i madh në kuvendë është LDK-ja,dhe se kandidati i LDK-së që do të propozohet duhet të votohet nga të gjithë sepse vetëm në këtë formë krijojmë një kulturë politike të ndërtimit demokratikë të institucioneve të komunës së Gjilanit”.

Sipas Mehmetit në tërë këtë proces tashmë qytetari Gjilanas ka folur se kush duhet të udhëheqë, e drejt e anëtarëve të kuvendit komunalë është të ndihmojnë konsolidimin e organeve kryesore të kuvendit.

“Ndërsa pas konsolidimit të organeve kryesore të kuvendit nesër i mbetet subjekteve politike të që dëshirojnë të jenë pjesë e qeverisjes lokale të diskutojnë këto çështje me kryetarin e komunës ndërsa për kuvendë dhe vendime të kuvendit nuk ka çka bisedohet sepse është mandati i barabartë i të gjithë anëtarëve të kuvendit për të punuar në mënyrë konstruktive dhe në interes të qytetarit Gjilanas përveç drejtimit të proceseve që do të jetë nga LDK-ja”.

Mehmeti ka ftuar të gjitha subjektet që janë pjesë e kuvendit që nesër në mënyrë unike, konstruktive dhe solemne të bëhen shembull i mirë se si ndërtohen institucionet e dala nga vota e popullit dhe në këtë aspekt sepse Gjilani edhe në të kaluarën ka qenë shembull i mirë në këto procese./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.