ARKATANA

Mehmeti: Fitorja e LDK-së është e pastër si loti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Arben Mehmeti sekretar i LDK-së në Gjilan tha për rajonipress se akuzat e Qemajl Mustafës dhe të PDK-së për vjedhje të votave janë qesharake dhe të paqëndrueshme. Fitorja e LDK-së është e pastër si loti dhe po të mos ishin ndikimet institucionale dhe presionet e shantazhet e Hashim Thaçit, fitorja e Lutfi Hazirit do të ishte edhe më bindëse thotë Mehmeti.

Akuzat e Qemajl Mustafës dhe të PDK-së për vjedhje të votave dhe parregullsi në procesin zgjedhor nuk janë marrë shumë seriozisht nga tabori i Lutfi Hazirit.

Arben Mehmeti sekretar i degës së LDK-së në Gjilan tha për rajonipress se fitorja e LDK-së dhe e Lutfi Hazirit në asnjë moment nuk mund të vihet në dyshime. “Fitorja e Lutfi Hazirit dhe e LDK-së është e pastër si loti dhe po të mos ishin ndërhyrjet institucionale duke përfshirë direkt Hashim Thaçin dhe mekanizmat institucional lokal, kjo fitore do të ishte shumë më e thellë” thotë Mehmeti.

FITORJA

Mehmeti mendon se pa këto ndërhyrje Lutfi Haziri do të fitonte mbi 50% të votave. “Në Gjilan janë shkelur rregullat dhe ligjet pikërisht nga partia në pushtet. Unë mendoj se balotazhi do të jetë edhe më bindës dhe në favor të Lutfi Hazirit. Deklaratat e rivalit Qemajl Mustafa dhe të krerëve të PDK-së për abuzim të votave, më tepër janë deklarata frustuese dhe sa për konsum të brendshëm partiak sepse ata e dinë se humbja për ata është e sigurt” shtoj Mehmeti.

Mehmeti tha se ka përcjellur tërë zhvillimet në ditën e zgjedhjeve dhe nuk ka vërejtur asnjë ankesë apo akuzë nga ndonjë subjekt politikë.”Me plotë bindje e them se nuk ka pasur vjedhje të votave, madje as parregullsi të vogla teknike. Fitorja e Hazirit është fitore për Gjilanin dhe gjilanasit dhe në balotazh shkojmë shumë të relaksuar, bile me një entuziazëm edhe më të madh” tha Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.