Mehmeti: Fillim viti shkollor ishte i suksesshëm dhe nuk është vërejtur ndonjë problem
Gjilan – Komiteti i Arsimit sipas Arben Mehmetit kryesues i ka përgëzuar drejtuesit e arsimit të komunës së Gjilanit për angazhimet që kanë bërë pasi fillim viti ishte i suksesshëm dhe nuk është vërejtur ndonjë problem në këtë drejtim.
Komiteti i Arsimit në mbledhjen e radhës mbajtur të hënën është informuar nga Drejtori i Arsimit në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor 2015/2016.
Komiteti i Arsimit sipas Arben Mehmetit kryesues i ka përgëzuar drejtuesit e arsimit të komunës së Gjilanit për angazhimet që kanë bërë pasi fillim viti ishte i suksesshëm dhe nuk është vërejtur ndonjë problem në këtë drejtim.
“Andaj në emër të Komitetit të Arsimit uroj shumë suksese për nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Gjilanit” ka shkruar Arben Mehmeti./rajonipress/

