FITORJA

Mehmeti bënë përgjegjës kryetarin e Komunës dhe deputetët e PDK -së

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së thotë se në këtë lloj trajtimi joadekuat të Gjilanit nga ana e Qeverisë qendrore përgjegjësi historike kanë kryetari i komunës dhe deputetët e PDK-së të cilët mbajnë edhe përgjegjësi pse Gjilani nuk është zhvilluar dhe ka mbetur zonë qorre.

Mos zhvillimi i Komunës së Gjilanit dhe mungesa e investimeve nga ana e Qeverisë qendrore mbetet njëri nga preokupimet e partive opozitare në këtë qytet. Duke parë këtë ngulfatje financiare që po stopon dhe pengon zhvillimin ekonomik të Gjilanit, Arben Mehmeti shef i grupit të LDK-së ka hedhur akuza në drejtim të kreut të komunës dhe të deputetëve të PDK-së.

Mehmeti thotë se në këtë lloj trajtimi joadekuatë të Gjilanit nga Qeveria Qendrore kryetari i komunës ka përgjegjësi historike në lidhje me moszhvillimin e komunës sonë sepse premtimet kanë qenë krejt ndryshe nga qeveritaret aktual. “Ata në fushatën zgjedhore ma tepër kanë qëndruar në komunën tonë për të mbledhur ‘’Frutat’’e zgjedhjeve se sa në shtëpitë e tyre dhe këtë nuk e meriton taksapaguesi gjilanas që ka paguar taksa për të mbuluar shpenzimet e tyre në kohën e zgjedhjeve që kanë lobuar për interesa të tyre personale” tha Mehmeti.

ARKATANA

Përgjegjësi të njëjtë sipas Mehmeti kanë edhe deputetët e PDK-së të cilët do të kenë një përgjegjësi morale-historike në lidhje me pasivitetin respektivisht servilizmin në raport me qeverinë duke u frikësuar nga humbja e kolltukëve në zgjedhjet e ardhshme nuk kanë ndikuar asgjë që Gjilani të përfitojë diçka nga kjo qeverisje ashtu si e meriton, jo se sa është investuar nëpër të gjitha komunat afërsisht duke përfshi edhe komunën tonë sepse ato janë investime obligative zhvillimore. “Andaj ata mendoj se tashmë nuk kanë guximin të kërkojnë votë në Gjilan që do ta përdorin vetëm për nevoja personale, familjare dhe klanore” shton Mehmeti.

Mehmeti poashtu mendon se edhe kryetari i komunës i ka fyer qytetarët e komunës duke lejuar që në komunën e Gjilanit të mbizotërojnë bizneset jashtë Gjilanit, një pjesë e madhe të punëve të ju japë kompanive jashtë Gjilanit, çka i ka shndërruar disa kompani gjilanase me emër si kompani sociale, mbylljen e shumë bizneseve gjilanase, dhe që është shumë me rëndësi ka lejuar që taksapaguesit gjilanas të qeverisin nga njerëzit që nuk i paguajnë taksa kësaj komune.

“Vetëm shikoni institucionet vitale me rëndësi si KEK-u, ATK, Qendra e Paraburgimit etj, dhe për këtë injorim të taksapaguesve gjilanas mendoj se kryetari i komunës nuk do të mund t`i ikë përgjegjësisë së paku morale në asnjë kohë në të ardhmen. Bile mendoj se nuk do të ketë guxim të ju dalë përballë dhe të kërkojë prapë vota nga ata mendon” Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.