Fundamenti

Mehmeti: Asambleja Komunale ishte vetëm organ teknik dhe në shërbim të ekzekutivit

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Arben Mehmeti shef i grupit të këshilltareve të LDK-së në Asamblenë e Gjilanit duke komentuar punën e këtij institucioni gjatë kësaj periudhe thotë për rajonipress se Kuvendi Komunal në këtë mandat ka qenë një organ teknik i cili ka qenë në shërbim të ekzekutivit dhe i cili ka pasur rol më të vogël se një sektor i ndonjë drejtorie komunale.

Arben Mehmeti thotë se gjatë gjithë kohës Asamblenë Komunale e kanë përcjellur skandale të shumta dhe shkelje ligjore të panumërta. “Qysh në start ky organ më i lartë i komunës shkeli ligjin mbi qeverisjen lokale (LVL) , me zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit Izmi Zeka dhe qysh në fillim ishte paralajmërimi se ky organ komunal do të përdoret vetëm për nevoja dhe interesa të një grupi të caktuar të njerëzve që janë të lidhur dhe përreth me ekzekutivin kryesor të komunës, por jo edhe për interesa të qytetarëve të komunës së Gjilanit “mendon Mehmeti.

Sipas Mehmetit Kuvendi komunal i Gjilanit kryesisht nga koalicioni qeverisës PDK-AKR-PD-PSDK-KDTP dhe ORA është konsideruar vetëm një koalicion formal sa për të kaluar të gjitha propozimet që vijnë nga ekzekutivi pa nevojën për tu diskutuar dhe shqyrtuar seriozisht edhe pse është e drejtë statutare dhe obligative diskutimi dhe shqyrtimi serioz i të gjitha çështjeve që kanë qenë në agjendën komunale.

“Dhe në shumicën e rasteve edhe pse ne si kuvend kemi marrë ndonjë vendim ai në praktikë ka devijuar nga qëllimi për të cilin është marrë në kuvend”. Mehmeti me këtë rast përmend projektet edhe pse në kuvend kanë votuar ndryshe, në praktikë është implementuar ndryshe.

Mehmeti thotë se në aspekt financiar edhe pse ndryshe ishte planifikimi në kuvend, shpenzimet ishin jashtë formës së planifikimit dhe pa ndonjë kontroll adekuat nga kuvendi dhe për shkak të kësaj forme u krijuan borxhe të mëdha në komunën tonë.
“Kuvendi komunal respektivisht koalicioni qeverisës lejoi ekzekutivin që duke shkelur mbi ligje të ushtrojnë pushtetet e tyre administrative pa asnjë kontroll .Lejoi implementimin në teori dhe shumë pak në praktikë të disa projekteve pa zotim të mjeteve që është shkelje e rendë ligjore në fushën e prokurimit”.

I mundësoi kryetarit dhe drejtorëve që të operojnë në komunë respektivisht në drejtorit sikur në ndonjë kompani private.”Dhe si rezultat i këtij mos kontrolli nga kuvendi komuna e Gjilanit u identifikua si një komunë që ka shumë probleme serioze në menaxhimin e parasë publike”.

Uji Dea

Po ashtu sipas Mehmetit Kuvendi komunal lejoi që komuna e Gjilanit të i obligoj operatorët privat që nga buxhetet e tyre t`i paguajnë mbikëqyrësit e projekteve të cilët ata i kanë fituar pa prejudikuar se si i kanë fituar.”Kuvendi lejoi që ekzekutivi të futet në krizë të thellë financiare dhe që të dështojnë shumë projekte dhe kompani private si rezultat pikërisht i politikave jo të matura dhe në interes të qytetarëve. Komuna e Gjilanit tashmë është në top listë dhe e cila llogaritet edhe zyrtarisht si komuna më e pazhvilluar gjatë këtyre viteve të fundit. Komuna me borxhet më të mëdha ndaj operatorëve ekonomik viti i fundit 2012, 3,300.000 euro borxhe zyrtare, komunë kjo e cila ka hy në disa partneritete privato-publike në forma jo të rregullta ligjore dhe në këto partneritete nuk është mbrojt interesi publik, por se ka dominuar interesi privat më tepër” sqaroj Mehmeti.

Mehmeti thotë se edhe shkeljet ligjore sa i përket zgjedhjes së kryesuesit në fillim, pastaj vendimi mbi Fidanishten që u rishkel ligji dy herë nga Kuvendi Komunal me vetëdije edhe pse ishte rekomandimi nga MAPL që të anulohet ky vendim, vendimi mbi kushtëzimet ishte i paligjshëm.

Pastaj disa vendime që kanë të bëjnë me dhënien në shfrytëzim të pronave ishin të jashtë ligjshme, humbja e kontesteve në Gjykata ishte një dobësi e kësaj qeverisje dhe si rezultat kemi humbjen e qindra mija eurove si rezultat i këtij fakti, dhe shumë shkelje tjera ligjore që kanë ndikuar direkt të qytetarët e komunës.

Sipas Mehmetit të gjitha këto probleme dhe shkelje ligjore janë bërë direkt nga Kuvendi Komunal pasi ka lejuar që të përdoret si instrument respektivisht mekanizëm për realizimin e shkeljeve ligjore.

“Dhe po ashtu neglizhenca për të kontrolluar në mënyrën më të mirë ekzekutivin ka ndikuar që komuna të jetë një ndër komunat me probleme më të mëdha ligjore në Kosovë. Dhe për të gjitha këto pasoja negative për qytetar përgjegjësia bie mbi koalicionin që ka funksionuar në Kuvend PDK-AKR-PD-PSDK-KDTP dhe ORA” tha Mehmeti./rajonipress/