RCCOLA

Mehmeti ankohet se po i bëhet e padrejtë, ose më ndihmoni ose do ta mbyll biznesin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Muhamet Mehmeti pronar i mishtores “Gazi” në Gjilan thotë se është në hall të madh nga dënimet e mëdha që po i bëjnë inspektorët. Kam paguar mijëra euro, gjoja se është derdhur gjak nga thertorja, edhe pse e kam eliminuar rrjedhën, duke e dërguar mbi 500 metra largësi. Nëse vazhdohet kështu me këto dënime drakonike, unë do e mbyll biznesin dhe do e lëshojë Kosovën, duke i lënë në rrugë 20 familje shprehet ai.

Mjafton vetëm një foto në rrjetet sociale që qarkullon nga mishtorja “Gazi” dhe pronari të dënohet me mijëra euro. Ky veprim i inspektorëve të AVUK-ut po e irriton pronarin e saj Muhamet Mehmetin.

Po cila është ankesa dhe dëshpërimi i Muhamet Mehmetit në komunë dhe shtetin e Kosovës.
“Ankesa kryesore e imja ka të bëjë me dënimet e shpeshta dhe të paargumentuara, më kanë marrë licencën, më kanë dënuar mijëra euro për çka jam i detyruar ndoshta në të ardhmen edhe ta mbylli firmën dhe të iki nga Kosova” thotë Mehmeti.

Fundamenti

Mehmeti thotë se ka të rregulluar impiantin në vlerë të 70 mijë euro, dhe se nuk ka ankesa nga banorët përreth.

“AVUK veç po e sheh në facebook ndonjë foto dhe po më dënojnë. Komuna dhe Qeveria duhet të më ndihmojnë dhe të bëjnë një zgjidhje ose po e mbylli kompaninë dhe po i lë në rrugë 20 familje. Zgjidhja duhet të jetë e përbashkët sepse unë kam investuar shumë për të eliminuar çdo kundërmim ose e keqe që mund të vije nga mishtorja ime” tha Mehmeti./rajonipress/