Mehmeti: AKR në Artanë po rritet e po fuqizohet

Gjilan – Ramush Mehmeti kryetar i degës së AKR-së në Artanë thotë se ditëve të fundit po shprehet një interesim i madh i qytetarëve të Artanës nga të gjitha partitë për të kaluar në AKR. Mehmeti tha se qytetarët po e shohin AKR si të vetmen shpresë për qytetarët e Artanës.
Dega e AKR-së në Artanë ka nisur të fuqizohet dhe të ofrojë afër vetës kuadro nga të gjitha shtesat e shoqërisë.
Ramush Mehmeti kryetar i degës së AKR-së thotë se interesimi po rritet për AKR sepse ajo po shihet si e vetmja shpresë për qytetarët e Artanës. “Jemi duke biseduar me qytetarët e pakënaqur të cilët po orientohen tek AKR-ja për shkak të programit që ka dhe për shkak se ajo në sytë e tyre po shihet si shpresa e vetme”.
Mehmeti tha se një interesim të madh për të aderuar në AKR po shfaqin studentët, por edhe aktivist të LDK-së dhe të partive tjera, por për momentin ende jemi në nivel të bisedimeve thotë ai.
Mehmeti tha se AKR është e hapur për të gjithë pa dallim. Ndryshe Mehmeti është shprehur i pakënaqur me pushtetin komunal sipas të cilit ka mbyllje totale dhe ka pak aktivitete./rajonipress/