Mehmet Zylfiu në krye të Parlamentit Studentor të Universitetit të Gjilanit

Gjilan – Të shtunën në sallën e Parlamentit të Studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit është zgjedhur kryesia e Parlamentit të Studentëve të UPGJ-së. Kryetar i Parlamentit Studentor të UPGJ-së u zgjodh Mehmet Zylfiu, nënkryetar i parë u zgjodh Sevdane Mustafa, ndërsa nënkryetar i dytë Petrit Zymberi derisa sekretar u zgjodh Marigona Jahiu.
Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin anëtarët e parlamentit studentor të UPGJ-së, sekretari i UPGJ-së , Vaxhit Sadriu, Anëtarët e komisionit Arben Toska, Betim Sherifi dhe Drilon Latifi, si dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës Studentore “Unioni i Studentëve Pro Europian” (USPE), Mejdi Sadiku.
Parlamenti Studentor përmban në vete 11 deputetë, 4 prej të cilëve nga Fakulteti Ekonomik, 4 nga Fakulteti Juridik dhe 3 nga Fakulteti i Edukimit.
Kryetar i Parlamentit Studentor të UPGJ-së u zgjodh Mehmet Zylfiu, nënkryetar i parë u zgjodh Sevdane Mustafa, ndërsa nënkryetar i dytë Petrit Zymberi derisa sekretar u zgjodh Marigona Jahiu.
Sekretari i UPGJ-së, Vaxhit Sadriu me këtë rast tha se ju uroj që së pari të jeni aktiv në mësim. “Tash ju presin shumë punë të rëndësishme që universitetin ta bëjmë sa më funksional. Ju porosis të mos bëheni studentë servil, por të punoni denjë”, tha Sadriu.
Kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit Studentor, Mehmet Zylfiu i falënderoi pjesëmarrësit dhe premtoi që do të punoj në të mirë të Universitetit e studentëve.
“Së pari ju falënderoj të gjithëve për kohën tuaj, si dhe sekretarin që e ka begatu këtë mbledhje. Në anën studentore UPGJ do të dalë ballëhapur çdoherë”, tha Zylfiu.
Edhe, Arben Toska uroi deputetët dhe u tha se nga ju varet e ardhmja e këtij universiteti.
“Presim nga ju qe të keni kurajën dhe guximin e duhur që t’i përfaqësoni të drejtat e studentëve në mënyrë dinjitoze. Suksesi apo dështimi i UPGJ-së varet nga angazhimi juaj, prandaj mos hezitoni asnjëherë të trokisni në dyert e menaxhmentit të UPGJ-së, sepse Anamorava llogaritë në ju”, tha Toska.
Betim Sherifi, anëtari tjetër i komisionit uroi për themelimin e këtij organi kryesor të përfaqësimit të studentëve.
“Apeloj tek deputetët dhe kryesia e Parlamentit Studentor në mbrojtjen e interesave të studentëve në mënyrën më të dinjitetshme. Themelimi i këtij organi vetëm sa i jep formën e duhur Universiteti Publik të Gjilanit”, tha Sherifi.
Edhe, Drilon Latifi beson që parlamenti do ta luaj rolin të cilin i takon./rajonipress/