ARKATANA

Mehmedi pret të shkëlqejë sërish në Bundesligë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Sulmuesi shqiptar Admir Mehmedi vlerëson se është para një sfide shumë të madhe këtë edicion në Bundesliga 1 të Gjermanisë. Nga ai pritet të udhëheqë sulmin e Freiburgut.

Mehmedi është i gatshëm edhe t’i tejkalojë pritjet. Mehmedi 23-vjeçar ishte lojtari kryesor i Freiburgut edicionin e kaluar. Falë 12 golave të shënuar nga shqiptari, Freiburgu mbijetoi në kampionatin gjerman.

Uji Dea

“Unë jam përballur me një sfidë. Dhe kur ka përparim gjithmonë është vështirë të marrësh një hap të ri. Por, unë mund të jem edhe më efikas”, ka thënë Mehmedi. Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës me skuadrën e Freiburgut ka kontratë deri në qershor të vitit 2019.
©KOHA.net