Mehmedi premton të shpëtojë Freiburgun
Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, u ka premtuar tifozëve të Freiburgut se do të japë maksimumin që të shpëtojë skuadrën nga rënia prej Bundesligës. “Unë mundem edhe më mirë”, ka thënë Mehmedi për “Bild”.
Mehmedi, siç shkruan gazeta gjermane, ishte më meritori që edicionin e shkuar skuadra mbijetoi në këtë rang të garave.
Ai pati shënuar 12 gola në ndeshjet e fundit të edicionit.
Por, këtë edicion, në 18 ndeshje, ai ka shënuar vetëm një gol. “Kam besim te Mehmedi. Ai duhet të futet në ndeshje dhe të mos presë shumë nga vetja”, ka thënë trajneri Christian Streich.
© KOHA.net


