Fundamenti

Mehmedi nuk do të largohet nga Dynamo

/ 1 minutë lexim
ZN

Prishtinë – Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi, nuk dëshiron të dëgjojë për interesimin që ka skuadra italiane, Lazio, për të.

Ai thotë se planet e tij janë të qëndrojë te klubi më i madh në Ukraninë, Dynamo Kiev. Për Mehmedin, 21-vjeçar, interesim të madh tash e një kohë të gjatë ka shprehur skuadra e Lazios, ku drejtor sportiv është shqiptari Igli Tare.

ZN

Raportohet se Lazio është e gatshme të paguajë një dëmshpërblim prej 5 milionë eurosh për reprezentuesin e Zvicrës.