RCCOLA

Mehmedi në sulm, si peshku në ujë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi ndihet rehatshëm si peshku në ujë. Kështu e portretizojnë Admir Mehmedin mediat në Zvicër. Sulmuesi shqiptar nga Gostivari është pjesë e Zvicrës në ‘Brazil 2014’

Admir Mehmedi është njëri nga shtatë shqiptarët që do të luajnë në Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. Sulmuesi shqiptar nga Gostivari është dilema e Ottmar Hitzfeldit, i cili do ta thotë fjalën e fundit nëse anëtari i Freiburgut do ta nis ndeshjen me Ekuadorin si titullar. Hitzfeld do të vendos mes tij e Granit Xhakës.

Cili është vendi i preferuar në tokë?
Gostivari në Maqedoni.

Shoku juaj më i mirë në Përfaqësuese?
Xherdan Shaqiri.

Eco Higjiena

Loja më e mirë e juaja me Zvicrën?
Angli – Zvicër, në qershor të 2011-ës.

Keni luajtur për një vit e gjysmë në Kiev. Çfarë të pëlqeu në qytet dhe çka të pëlqeu më pak?
Më e keqja ishte gjuha për mua. Më së shumti më pëlqeu një restaurant në Kiev. Aty shërbenin ushqim italian.

Vlerësimi për Mehmedin

Nga të gjithë ai është më së paku që ka luajtur para se Zvicra të shkojë në Brazil. Ndoshta, do të jetë në bankinë edhe në ndeshjen e parë me Ekuadorin. Kjo është një nga pyetjet e pakta të mbetura. Kush do t’i japë më shumë vetëbesim Ottmar Hitzfeldit: Mehmedi ose Granit Xhaka? Mehmedi është një lojtar sulmues, i cili e ndjen vetën më mirë në krah, dhe në qendër të sulmuesit prej nga ka shënuar 12 gola dhe 4 asiste për Freibuergun në sezonin e fundit. Sidoqoftë, edhe pse ka luajtur pak në rolin e qendërsulmuesit, Mehmedi ndihet si peshku në ujë, kur luan në sulm.