Mehmedi huazohet prapa në Zurich?

Pas një viti të kaluar në fanellën e Dynamo Kiev, sulmuesi shqiptare, Admir Mehmedi, mund të kthehet prapa me skuadrën të cilën bëri famë në futbollin evropian.
Siç ka njoftuar portali zviceran ‘fussball.ch’, ish-skuadra e Mehmedit, Zurich, është duke menduar të bëjë një ofertë huazimi për të siguruar shërbimet e shqiptarit për pjesën e dytë të stinorit në Superligën zvicerane të futbollit.
Zurichu nuk është duke kaluar formë të mirë duke e përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e nëntë në renditje, ndërsa me Mehmedin kërkon të mos e rrezikoj rënien një kategori më poshtë. E huazimin dhe largimin nga Dynamo, vetëm ditë më parë e paralajmëroi edhe vetë Mehmedi.
Ky i fundit, duke folur për ‘Blick’ theksoi se kërkon të luaj më shumë dhe për ta arritur një gjë të tillë, do të pranonte edhe largimin.
“Unë duhet të vazhdojë tutje dhe të luaj, pasi nuk dua ta humb vendin në Përfaqësuese. Kjo është shumë me rëndësi për mua. Unë shpesh mendoj nëse ishte vendimi i duhur për tu bashkuar me Dinamon”, deklaroi Mehmedi. Ky i fundit është 21-vjeçar, ndërsa gjatë verës ishte pjesë e skuadrës së Zvicrës U23 në Olimpiadën e Londrës.