Mobi Casa

Mehmedi heq dorë nga Botërori, nuk do të shkojë as Ajeti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Në listën e publikuar nga ‘Blick’ mungon sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti. Ai ishte golashënuesi më i mirë i sezonit me 17 gola. Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka hequr dorë nga Botërori për shkak të lëndimit, përcjell albinfo.ch.

Kampionati Botëror po afrohet. Zvicra kishte shpallur listën me 35 lojtarë, listë që është shkurtuar në 26, derisa 23 do të udhëtojnë në Botëror, raporton ‘Blick’.

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka hequr dorë nga Botërori për shkak të lëndimit, përcjell albinfo.ch.

Ka qenë vetë sulmuesi shqiptar, që i ka komunikuar vendimin trajnerit dhe stafit. Mehmedi ka thënë se ky ishte një vendim i kokës dhe jo i zemrës. Ai gjithashtu shton se kush do ta zëvendësojë atë, do të japë maksimumin në Botëror.

Ndërkohë, trajneri Vladimir Petkoviq, e ka vajtuar Mehmedin, duke thënë se ai është një person i veçantë dhe lojtar cilësor. “Nuk është çudi që ka shënuar në Kampionate Evropiane dhe Botërore”, thotë Petkoviq.

Mobi Casa

Lista ka pësuar disa shkurtime. Në listën e publikuar nga ‘Blick’ mungon sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti. Ai ishte golashënuesi më i mirë i sezonit me 17 gola.

Gjithashtu nuk është as Dimtri Oberlin dhe Eren Derdiyok. Nga Superliga e Zvicrës do të shkojë vetëm Michael Lang.

Në listë janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.

http://www.albinfo.ch/mehmedi-heq-dore-nga-boterori-nuk-do-te-shkoje-as-ajeti/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.