UBT

Mehmedi: E vështirë të luajmë ndaj mëmëdheut

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Admir Mehmedi, sulmuesi i Zvicrës, ka folur për përballen me Kombëtaren shqiptare në Euro 2016. Admir Mehmedi është një prej gjashtë shqiptarëve të Zvicrës, që Euro 2016 pritet të luajnë kundër Kombëtares kuqezi.

Edhe sulmuesi i Bayer Leverkusenit, sikurse lojtarët tjerë helvetik, zbulon se dëshironte ta evitonte një përballje të tillë.

Kur kanë mbetur rreth dy muaj e gjysmë nga starti i evenimentit në Francë, 25-vjeçari i lindur në Gostivar, pohon vështirësinë e faktit që do të luajnë kundër mëmëdheut.

Hidromorava

“Jam shqiptar nga Maqedonia, një nga gjashtë futbollistët me origjinë shqiptare që aktivizohen me Zvicrën. Të gjithë ne dëshironim ta evitonim të përballeshim me Shqipërinë”, tha Mehmedi.

“Do të jetë e vështirë të luajmë kundër mëmëdheut”, ka theksuar ish anëtari i Freiburgut, Zurichut dhe Dinako Kievit.

Shqipëria do të debutojë një Kampionatin Europian pikërisht në sfidën përballë Zvicrës më 11 Qershor. Ndeshja do të luhet në Stade Felix Bollaert, të Lens, me kapacitet 35 mijë vende.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.