UBT

Mehmedi e ndal Leverkusenin

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Bayer Leverkusen është mposhtur nga Freiburg i Admir Mehmedit me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 18-të të Bundesligës

Leverkusen kaloi e para në epërsi në minutën e pestë me golin e Lars Bender. Kurse, në minutën e 27-të sulmuesi nga Gostivari, Admir Mehmedi me një super gol barazoi rezultatin në 1:1.

Dhjetë minuta më vonë Leverkusen sërish kaloi në epërsi 1:2 me golin e Simon Rolfes, me të cilin rezultat përfundoi edhepjesa e parë.

Mobi Casa

Kurse, në minutën e 53-të Jonathan Schmid barazoi rezultatin rezultatin në 2:2, derisa fitoren Freiburgut ia siguroi Felix Klaus me golin e realizuar në minutën e fundit.

Mehmedi ka qenë shumë i disponuar për lojë dhe disa herë ka qenë i rrezikshëm për ekipin e Leverkusenit.

Pas kësaj humbje Leverkusen mbetet në kuotën e 37 pikëve, dhjetë më pak sesa lideri Bayern Munich.