Mehlemi për lukth, lëngu i përsosur për stomak të rrafshët

Për të shmangur problemet me tretjen, ju sjellim recetën për pijen e gjelbër që gjendjen e pakëndshme si pasojë e fryrjeve në stomak e heq sa hap e mbyll sytë.
Këta përbërës e bëjnë recetën të veçantë:
1. Ananasi lehtëson tretjen e ushqimit në organizëm, pakë- son oreksin, e pasi përmban fibra përshpejton kalimin e ushqimit në zorrë të trashë.
2. Menta parandalon fryrjet dhe përmirëson tretjen. Ndihmon edhe te ndjenja e peshës në stomak, qetëson lukthin dhe parandalon ngërçet në lukth dhe gazrat.
3. Xhenxhefili ndihmon te problemet gastrointestinale, parandalon ngërçet dhe gazrat. Neutralizon thartirën dhe toksinat.
4. Kurkuma është antioksidues i hatashëm te problemet me tretjen si gazrat dhe fryrjet.
5. Spinaqi është burim për hekur, kalcium, vitamina A, C dhe vitamina.
Përbërësit:
– 100 g spinaq; – 30 g mentë; – 100 g ananas; – 2 lugë mjaltë; – xhenxhefil, të qëruar dhe të bluar; – 1/4e lugës kurkumë pluhur; – 1/4 e limesë – 2 decilitra ujë Përgatitja: Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, i përzieni dhe e pinë pas shujtave të majme.
(Kosova Sot)