UBT

Mehaj vlerëson se për çerekshekulli institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve të Kosovës për të paraqitur krimet e kryera nga Serbia.

Ai këtë e ka bërë në Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë, që përkon me përvjetorin e kryerjes së Masakrës së Mejes, një prej masakrave më të mëdha të kryera ndaj shqiptarëve.

“Për këto 25 vite nga lufta në Kosovë, institucionet e vendit tonë kanë bërë një punë modeste në argumentimin dhe ndriçimin e gjenocidit serb që është kryer në Kosovë”, është shprehur Mehaj, transmeton KlanKosova.tv.

Më tej Mehaj ka thënë se Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës dhe Instituti i Historianëve duhet të punojnë për argumentimin e gjenocidit serb që nga viti 1912.

Kështu ish-ministri në Qeverinë Kurti ka përmendur veprat e botuara për të dëshmuar krimet si nga AShAK por edhe nga Hysret Pllana dhe Shkodran Imeraj.

KKVITI

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës këtë vit ka botuar veprën me titull ‘Genocide and massacres od Serbia in Kosova (1998-1999)’, e cila është një punë me rëndësi dhe publikim i cili përmbledh në veten e saj punime të shumë studiuesve tonë e të huaj.

Po ashtu, ketë vit Institutit i Historisë në Prishtinë, ka botuar po ashtu përmbledhjen me titull ‘Gjenocidi serb kundër shqiptarëve gjatë shek.XIX-XX’, e cila po ashtu përmban shumëkontribute të historianeve nga Kosova e Shqipëria në lidhje me gjenocidin serb të kryer në Kosovë gjatë shekujve XIX-XX”.

“Një punë me rendësi ka bere edhe historianet Dr.Nysret Pllana dhe Dr.Shkodran Imeraj.Dr.Pllana me publikimin e tij ‘The terror of serbian occupier ofer albanians 1844-1999’, ka bërë një punë me peshë që ka bërë në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Libri i Dr.Nysret Pllanes, është dashur që të shpërndahet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në rrjetin e Ambasadave të Kosovës nëpër botë, me të vetmin qëllim që shtetet e tjera nëpër botë të mësojnë të vërtete e gjenocidit serb në Kosovë. Këtë libër kam pasur fatin që të ndaj në shumë parlamente të shteteve të ndryshmeanëekënd botës. Dr.Imeraj, po ashtu me dy librat e tij “Masakrat në Lybeniq (1998-1999)” dhe “Masakra e forcave serbe në Pastasel të Rahovecit (31 mars 1999), ka bërë në punë të jashtëzakonshme në argumentimin e gjenocidit serb në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.