Mehaj: Ushtarët e Kosovës të gatshëm për çdo sfidë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se në kuadër të përgatitjeve për ushtrimin fushor “Defender Europe 23”, Regjimenti i parë i Forcave Tokësore janë duke kryer përgatitjet finale për ushtrim.

Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Kompania B e Regjimentit të parë të këmbësorisë përgjatë dy javëve ka realizuar patrullimet luftarake në kushte të natës.

Mobi Casa

“Qëllimi i këtij ushtrimi ishte aftësimi i pjesëtarëve për manovrim dhe drille të betejës gjatë natës me anë të pajisjeve të natës (NVG)”, ka shkruar Mehaj. /Telegrafi/