FITORJA

Mehaj: Për t’i arritur qëllimet e veta, serbët i vrasin edhe fëmijët e tyre e i fajësojnë shqiptarët

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është shprehur se ditëve të fundit ka inskenime dhe incidente në veri të vendit e komuna të tjera, ku po digjen pronat, automjetet dhe po kërcënohen serbët që sipas tij duan të integrohen në institucionet e vendit.

Mehaj tha se këto sulme dhe kërcënime vijnë dhe organizohen nga Serbia, e cila siç tha, tenton që fajin për këto t’ia hedh shqiptarëve.

I pari i Mbrojtjes tha se për të arritur qëllimin e tyre, serbët janë gjendje që të vrasin edhe fëmijët e tyre e fajin të provojnë që t’ua lënë shqiptarëve.“Raste të tilla kemi edhe në të kaluarën siç është rasti “Panda” në Pejë, kur u vranë 6 të rinj serbë dhe për këtë u fajësuan shqiptarët, pastaj kemi rastin e kërcënimit me vrasje të Dick Martyt nga Intelegjenca e Serbisë me qëllim që t’i fajësonin shqiptarët, e gjithë kjo për të bërë më të besueshme pretendimet dhe akuzat e padrejta ndaj luftës çlirimtare”, është shprehur Mehaj.

ARKATANA

Ai përmendi edhe rastin e kolonelit jugosllav Martinoviq, për të cilin tha se ai ishte rasti më kulmor i një gënjeshtre.“Ndërsa rasti më kulmor i një gënjeshtre të mendësisë kriminale serbe, është vetëplagosja me shishe xhami e kolonelit jugosllav Martinoviq, në vitin 1984.

Ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, pastaj nën presionin e Sigurimit shtetëror serb të asaj kohe, ndërroi deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër”, u shpreh Mehaj.

Më tej, Mehaj i bëri ftesë qytetarëve që të kenë maturi e sidomos në këto ditë ku sipas tij, grupet kriminale serbe po tentojnë me çdo kusht të destabilizojnë gjendjen duke inskenuar incidente në veriun e vendit.“Prandaj, ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që të mos iu nënshtrohen presioneve, e mos të bien pre e akteve të nxitjes së urrejtjes ndër-etnike i cili është qëllim primar i Beogradit, por të vazhdojnë të integrohen në shoqërinë dhe institucione tona, kjo është e vetmja rrugë për tu zhvilluar e jetuar në bashkësi”, tha Mehaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.