FITORJA

Mehaj në SHBA takon Escobarin: Serbia ka 48 baza ushtarake afër Kosovës, nuk po shkëputen nga politika ruse

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Mehaj shkruan se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vend dhe rajon, bashkëpunimin me misionin e KFOR-it dhe NATO-s.

“Po ashtu e vura në dijeni për politikat destabilizuese të cilat po i ndjek pala serbe përmes shpërndarjes së informatave të pavërteta, bashkëpunimit me Federatën Ruse, dhe presionit të vazhdueshëm që ushtrojnë mbi qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të komunitetit serb, të cilët jetojnë në pjesën veriore të vendit.

Po ashtu theksova edhe njëherë se qëndrimet e Republikës së Kosovës janë të qarta, ashtu si gjithmonë ne jemi pro politikave evropiane, krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim etnie, për këtë dhe angazhohemi çdo ditë”, shkruan Mehaj.

Uji Dea

Ministri i Mbrojtjes po ashtu thekson se me Escobarin kanë folur për avancimet e FSK-së, si zbatimin e fazës së Parë të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, të hartuar bashkërisht me ISG (Institutin për Qeverisje të Sigurisë) dhe faktin siç tha ai “që aktualisht jemi në fazën e dytë të implementimit të këtij plani, bashkëpunimin që e kemi me KFOR-in në monitorimin e gjithë territorit të Republikës së Kosovës, përkrahjen e ofruar për aleatët tanë, shtetet anëtare të NATO-s, në misionin për evakuimin e refugjatëve afganë, si dhe transportimin e ndihmave për popullin ukrainas”.

“Fatkeqësisht, të njëjtën gjë nuk mund ta themi për palën serbe, të cilët vazhdojnë të mos vendosin sanksione për Federatën Ruse, ndonëse po shohin çdo ditë ashtu si e gjithë bota agresionin rus dhe krimin ndaj popullit ukrainas, duke dëshmuar kështu edhe njëherë më e pakta paaftësinë e tyre për t’u shkëputur nga politikat ruse, nëse jo dhe faktin që e kaluara e Ballkanit Perëndimor nuk ka shërbyer për ta për të nxjerrur mësim, për të kuptuar se rendi i ri në Ballkan është i pandryshueshëm, andaj vendosja e 48 bazave ushtarake afër kufirit të Republikës së Kosovës nuk do e ndryshoj këtë fakt, përveçse shpërfaq hapur një klasë politike të një mendësie të vjetër me pikëpamje shumë larg vlerave demokratike të Bashkimit Evropian, dhe edhe më larg qëllimit të NATO-s”, shkruan Mehaj.

Ai tha po ashtu se rrugëtimi i Republikës së Kosovës ka një destinacion final, anëtarësimin në BE dhe në NATO, aty ku gjeografikisht gjendemi, dhe parimisht ndajmë vlera të përbashkëta, një mision për të garantuar ruajtjen e paqes në vend, rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.