ARKATANA

Mehaj: Kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ka arsye të fuqishme që të jetë krenarë me të gjitha të arriturat e deritanishme të FSK-së, teksa shtoi se ende ka shumë punë për të bërë, shkruan Gazeta Express.

Këtë deklaratë Mehaj e bëri përmes një postimi në “Facebook”, në trevjetorin e formimit të Ushtrisë.

“Sot, në trevjetorin e miratimit të pakos ligjore themelore që legjitimoi mandatin ushtarak të FSK-së krahas themelimit të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arsye të fuqishme të ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e deritashme duke qenë të vetëdijshëm se kemi ende shumë për të bërë. Gëzuar bashkë me SHBA-në, aleatin tonë të pazëvendësueshëm që njohu dhe mbështeti deri në fund vullnetin tonë për ushtrinë që kemi. Gëzuar bashkë edhe me gjithë aleatët tjerë! Vazhdojmë rrugëtimin përpara drejtë realizimit të vizionit tonë: Ushtrinë tonë plotësisht operacionale, profesionale, multietnike, moderne dhe plotësisht të ndërveprueshme me forcat e vendeve aleate”, ka shkruar Mehaj.

Uji Dea

Më 14 dhjetor 2018, Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.