Eko Higjiena

​Mehaj: Beogradi përmes propagandës dhe lajmeve të rreme po krijon pasiguri në veri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka akuzuar Beogradin se përmes propagandës dhe lajmeve të rreme, po krijon pasiguri dhe destabilitet në veri të Kosovës.

Dhe me këtë sipas tij, po e dëshmon që është “prodhuesi më i madh i propagandës dhe lajmeve të rreme, për arritjen e qëllimeve të tyre që nuk përkojnë me demokracinë, paqen dhe stabilitetin, nuk kanë zgjedhur as forma as mjete”.

“Ata janë në gjendje të shkojnë aq larg, sa të inskenojnë raste dhe situata deri në atë nivel sa të vrasin qytetarët e tyre, e t’ua lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

“Rastet e tilla janë ende të freskëta për ne, kujtojmë rastin “Panda” ku u vranë gjashtë të rinj serbë, nga vetë forcat serbe dhe për këtë u akuzuan shqiptarët, ky rast më së miri dëshmon që propaganda serbe vazhdon deri në pa kufi”.

FITORJA

Tutje, ka thënë se fushata e nxitjes së urrejtjes dhe e krijimit të pasigurisë sidomos në veri të vendit, nuk bëhet rastësisht.

“Kjo po ndodh pikërisht tani në prag të takimit të Kryeministrit, Kurti me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Në vazhdimësinë e lajmeve të rreme, mediat serbe kanë publikuar lajmin kinse në veri të vendit kanë qarkulluar dy automjete të ushtrisë së Kosovës, ky lajm është i pa vërtetë, është lajm i rremë”.

Mehaj ka apeluar te qytetarët, sidomos te ata në veri të vendit, që të mos bien pre e siç ka thënë, mediave propaganduese të Serbisë.

“Për informim shërbehuni nga informacionet zyrtare të institucioneve përgjegjëse për sigurinë në vend, të cilat janë në shërbim të secilit qytetarë të Republikës, pa dallim”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.