Eko Higjiena

Meha të shkarkohet, jo t’i trefishohet paga

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Partitë opozitare vlerësojnë se Murat Meha është dashur të shkarkohet dhe të përballet me ligjin për humbjen e mijëra hektarëve tokë të Kosovës, e jo të shpërblehet me trefishim të pagës.

Përfaqësues të opozitës dhe të shoqërisë civile vlerësojnë se Murat Mehës, kryetarit të Komisionit shtetëror për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, të cilit po i kontestohet puna, nuk është dashur të shpërblehet me trefishim të pagës, por me shkarkim të tij.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë për vitin 2016, paga vjetore e Mehës është rritur nga 5770 euro në 16200 euro.

Fundamenti

Zyrtari i AAK-së, Muharrem Nitaj, subjekt politik ky që ka kundërshtuar ashpër punën e Komisionit që e ka drejtuar Meha, thotë për “Zërin” se ky i fundit është dashur të përballet me gjyqin për punën e tij, e jo të shpërblehet me trefishim të pagës.

“Mund ta kenë shpërblyer se ka punuar kundër interesave të shtetit. Nuk po shoh asnjë arsye tjetër. Një person si ai, në çdo vend tjetër të botës, do të ishte në një proces gjyqësor për veprimet që ka bërë, ndërkaq në Kosovë i rritet paga”, tha Nitaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.