Meha me oferta të shumta
Alban Meha nuk ka vendosur ende se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.Gjatë një prononcimi për prestigjiozen gjermane “Kicker”, fantazisti kuqezi ka lënë gjithçka të hapur sa i përket të ardhmes, në një kohë që shpreh dëshirën për të vazhduar karrierën në Bundesligë.
“Gjithçka është e hapur. Po vijnë oferta, edhe nga jashtë Gjermanisë”, deklaroi mesfushori i Kombëtares shqiptare.
Një qëndrim të Padeborni, Meha do ta bëjë vetëm nëse skuadra nga Vestafalia Lindore do të qëndrojë në Bundesligë.
“Unë do të qëndroja me gjithë qejf në Paderborn, pasi familja ime ndihet mjaft mirë këtu. Por, duhet të shohim sesi do të shkojnë gjërat. Do të më pëlqente më shumë të luaja në Bundesligë”, tregon Meha.
Mesfushori 28-vjeçar u transferua në vitin 2011 nga Eintraht Trier te Padeborni.
Këtë sezon në Bundesligë ai ka shënuar tre gola në 18 ndeshje.
Kontrata e tij përfundon gjatë kësaj vere dhe, sipas “kicker.de”, Padeborni është gati t’i ofrojë Mehës një kontratë trevjeçare, por me sa duket fantazisti ka plane të tjera. Aktualisht Meha është i dëmtuar në bërryl dhe pret të kryejë një operacion. Sezoni ka përfunduar dhe tashmë mbetet për t’u parë e ardhmja e tij. /Telegrafi/


