Hidromorava

Meha mbetet në Paderborn

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Megjithë dëshirën e madhe që të vazhdoj karrierën në elitën e futbollit gjerman, Alban Meha se paku edhe një sezon do të bartë fanellën e Paderbornit, në Bundesliga II. Mesfushori shqiptarë të dielen për gazetën ka deklaruar se mbetet në Paderborn, pasi që nuk ka arritur të gjejë akordin me zyrtarët e klubit gjerman për largim, edhe pse ka pasur oferta nga klubet të ndrsyhme, përfshirë edhe disa nga Bundesliga.

“Edhe sezonin që vjen do të luaj në Paderborn. Ka ekzistuar dëshira që të ndrroj mjedis dhe bile kaloj edhe në ndonjë klub të Bundesligës, por kjo nuk u realizua”, tha Meha, i cili ka edhe dy vite kontratë me Paderbornin, ekip ky në të cilin ishte transferuar nga Eintracht Trier në vitin 2011. “Kam pasur oferta të mira, por me duhet të respektoj marrëveshjen që kam me Paderbornin, pra edhe dy vite kontratë”.

Meha ndërkohë i është kthyer stërvitjeve javën e shkuar pas një lëndimi që e kishte pësuar dy muaj më parë, duke e lënë jashtë nga ndeshjet mbyllëse të sezonit të shkuar me Paderbornin, por edhe të kombëtares shqiptare në kualifikimet për botërorin ‘Brazili 2014”.

Eco Higjiena

“Megjithatë është lajmi mirë për mua, klubin tim dhe kombëtaren që e kam tejkaluar lëndimin dhe kam filluar më stërvitje. Shërimi ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe për momentin po e ndjej veten mirë, e që më jep shpresa të jem i gatshëm maksimalisht për sezonin e ri dhe ndeshjet e mbetura në kualifikimet për kampionatin botëror”, shtoi mefushori kuqezi.

Mesfushori i lindur në Mitrovicë është shprehur se ka synime të qarta në vazhdim të karrierës, si me klubin e tij, e poashtu edhe me kombëtaren shqiptare.

“Dua që me ekipin tim të kemi paraqitje të mirë në Bundesliga II dhe mundësisht të kapim elitën e futbollit gjerman. Sa i përket kombëtares mund të them se ajo është në rrugë të mirë që të arrij sukses historik. Gjërat kanë ndryshuar pozitivisht dhe kjo ba bënë të jemi optimist në katër ndeshjet e fundit, që të kapim së paku pozitën e dytë, edhe pse pozita e parë ende është në lojë. Të gjithë janë duke dhënë më të mirën dhe pse të mos arrihet synimi ynë, të shkojmë në Brazil”, tha Meha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.