UBT

Meha lë pas Meesin, Ronaldo as në listë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vijon të marrë vlerësime mesfushori shqiptar i Kombëtares, Alban Meha.

Pas lajmit të keq që trajneri, Gianni De Biasi e la jashtë grumbullimit për dy ndeshjet e fillimit të shtatorit, përkatësisht kundër Danimarkës dhe Portugalisë, kosovari i Konyasporit ka bërë gjithçka mirë në kampionatin turk, duke i shënuar fillimisht Gallatasarayt dhe më pas i dha fitoren ekipit të tij në ndeshjen e fundit në transfertë me golin e tij.

Por nuk do të mbaronte këtu, sot Meha ishte përzgjedhur në formacionin e javës në Superligën turke, krahas emrave si Mario Gomez dhe Samuel Eto, transmeton telesport.

Mobi Casa

Pas këtyre vlerësimeve, vjen një tjetër për mesfushorin shqiptar. Ai radhitet i nënti në botë për ekzekutimin e goditjeve të dënimit. Natyrisht, në këtë renditje ka ndikuar shumë edhe goli kundër Gallatasarajit, një nga më të bukurit e 4 javëve të para në kampionatin turk.

Në vend të parë renditet turku Çalhanoglu i Leverkusenit, në vend të dytë Andrea Pirlo i New York City, në vend të tretë izet Jonuzoviq i Werder Bremen.

Vetëm vend i pestë për Lionnel Messin, ndërsa mungon Cristiano Ronaldo. Mbyll top 10 lojtarët e goditjeve të dënimit Marco Reus i Dortmundit. /Telegrafi/