RCCOLA

Meha ‘lakmon’ Përfaqësuesen e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Mesfushori i Paderbornit, Alban Meha, ka qëndruar sot në stërvitjen e Përfaqësueses së Kosovës në Kastriot. Meha theksoi se ka shfrytëzuar pushimin në Kosovë për t’i vizituar futbollistët e Përfaqësueses kosovare.

Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë dhe skuadrës gjermane, Paderborn, Alban Meha, ka vizituar kampin e Përfaqësueses së Kosovës.

Snajperisti kosovar ishte për vizitë në stërvitjen që përfaqësuesja kosovare mbajti në Kastriot, duke u takuar edhe me disa nga miqtë e tij.

Mobi Casa

Ndonëse në shikim të parë kjo vizitë mund të duket një simpati e Mehës për të luajtur me skuadrën ‘verdhekaltër’, vetë mesfushori deklaroi se shfrytëzoi kohën e pushimit të tij për ta vizituar përfaqësuesen.

Ndryshe, Albani me Paderbornin siguruan ngritjen në Bundesligën gjermane nga Bundesliga 2, teksa menjëherë pas përfundimit të stinorit ai udhëtoi në Kosovë për t’i kaluar pushimet.

Meha është një nga zbulimet më të mëdha të Gianni De Biasit te Kombëtarja shqiptare.