Fundamenti

Meha-Konyaspor, vazhdojnë edhe tri vjet?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Alban Meha mbetet në qendër të projektit të Konyaspor. Klubi turk ka gati rinovimin e kontratës me mesfushorin shqiptar. Sipas gazetës Fanatik, përcjell Supersport, drejtuesit e skuadrës do të ulen prej kësaj jave për të diskutuar rreth shtyrjes së qëndrimit të Mehas në qytetin e Konyas.

Kontrata e 29-vjeçarit përfundon në fund të sezonit dhe bardhjeshilët synojnë që t’i ofrojnë tre vjet rinovim. Mesfushori shqiptar ishte padyshim blerja më e goditur e skuadrës turke, duke rezultuar në një element kyç, në ecurinë e jashtëzakonshme të këtij edicioni.

Meha është titullar i padiskutueshëm te Konyaspor, ku numëron 21 ndeshje të luajtura në kampionat, ku ka shënuar edhe 4 gola.

HW

Me lojën e tij, shqiptari e ka ndihmuar skuadrën e Kocaman që të renditet në vendin e tretë në kampionat, pas Beşiktaş dhe Fenerbahçe dhe të jetë pranë sigurimit të një vendi drejt Europa League.

Alban Meha ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm edhe në Kupën e Turqisë, me Konyasporin që është kualifikuar në gjysmëfinale, pasi eliminoi Beşiktaşin, me kuqeziun që në ndeshjen e kthimit realizoi golin e fitores 1-0.

Edhe pse mungoi në dy miqësoret e Kombëtares, në kuadër të përgatitjeve drejt Euro 2016, në Super Ligën turke të futbollit mesfushori po përjeton një prej sezoneve më të mirë në karrierë dhe rinovimi i kontratës për tre vjet të tjerë është shpërblimi i merituar nga Konyaspor.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.