ARKATANA

Meha: Kontesti kufitar në Karaqevë do të zgjidhet “lehtë” me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryesuesi i komisionit për shënimin e vijës kufitare Murat Meha për rajonipress tha se i kupton shqetësimet e banorëve të Karaqeves dhe të vet komunës së Kamenicës, por sipas tij 40 hektarët tokë kontestuese do të zgjidhen shpejt dhe në favor të Kosovës. Aty gjithçka është e qartë sepse toka është e regjistruar në kadastrin e Kamenicës dhe Kosovës dhe që nga fillimi ka figuruar si tokë e Kosovës dhe asnjëherë e Serbisë tha Meha.

Murat Meha kryesues i komisionit për shënimin e vijës kufitare tha për rajonipress se aktualisht çështja e kufijve është e mbyllur me Maqedoninë dhe nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar, me përjashtim të Debëlldehut ku edhe aty procesi ka shkuar mirë, derisa me Malin e Zi thotë se tashmë janë në proces dhe punët kanë shkuar mirë.

Mobi Casa

Meha tha se i kupton shqetësimet e banorëve të Karaqevës, por sipas tij edhe me Serbinë nuk pret të ketë probleme në këtë drejtim.”Kufiri me Serbinë është i vendosur në gjashtë kënde kufitare kurse çështja e Karaqevës për palën kosovare është e qartë sepse ato 40 hektarët kontestues janë të evidentuar në kadastrin e Kosovës dhe të Kamenicës. Serbia mund ta shfrytëzojë këtë tokë përkohësisht, por letrat flasin se ajo pjesë gjithmonë ka qenë e Kosovës” tha Meha.

Meha ndërkaq tha se është i kënaqur me procesin e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi. “Procesi me Malin e Zi është i suksesshëm dhe ky kufi është i bazuar në vijat kufitare të përcaktuara nga komisioni i Badenterit i vitit 1991. Marrëveshja e kufirit me Maqedoninë edhe është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës” tha Meha./rajonipress/

Mund të ju interesoj: