Meha: Karaqeva është pjesë e Kosovës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Murat Meha kryetar i komisionit për shënimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës tha për rajonipress se ai vet personalisht ka vizituar Karaqevën dhe ka bërë matjet profesionale të vijës kufitare. Edhe nga banorët lokal, por edhe nga dokumentet kadastrale tonat vërtetohet se Karaqeva është territor i Kosovës dhe as që bëhet fjalë për ndonjë kontest kufitarë.

Komisioni Shtetëror për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Murat Meha, ka vizituar Karaqevën ku ditëve të fundit ka pasur disa provokime të hapura të xhandarmërisë serbe.

Ishte revolta dhe protesta e banorëve të Karaqevës, por edhe këmbëngulja e Shaip Surdullit që detyrojë institucionet shtetërore të Kosovës që ta marrin seriozisht problemin e Karaqevës. Pas Lutfi Hazirit në Karaqevë ka qëndruar edhe Murat Meha i cili me ekspertët e tij ka bërë matjet profesionale.

Meha tha për rajonipress se ka qenë personalisht në vendin e ngjarjes në Karaqevë.”I kemi bërë matjet profesionale dhe kemi kontaktuar edhe me banorët lokal dhe të gjitha të dhënat tona kadastrale përputhen me dëshmitë që kanë ofruar banorët. Karaqeva është pjesë dhe territor i Kosovës sepse vijat kufitare janë të njohura për komisionin shtetëror të Kosovës” tha Meha.

RCCOLA

Meha tha se është tjetër problem hyrja e xhandarmërisë serbe në brendi të territorit të Kosovës.”Situata me xhandarmërinë serbe është nivel tjetër dhe me të duhet të merren edhe institucionet ndërkombëtare që menaxhojnë vijën kufitare. Për ne është me rëndësi që të gjitha të dhënat që i kemi rreth vijës kufitare të aprovohen edhe nga politika e të dyja palëve” tha Meha.

Meha ndërkaq tha se nuk ka shumë njohuri për rastin e lagjes së Zahirajve. Zahirajt edhe pse kanë kërkuar qindra herë nga niveli qendror dhe lokal që të vizitohet ky vend kontestues kufitare, askush nga institucionet nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret.

Me vite lagja e Zahirajve ka qenë pjesë e Kosovës dhe të gjitha dokumentet dhe pronat banorët e kësaj lagjeje i kanë pasur të Kosovës. Pas luftës kjo lagje ka mbetur nën administrimin serb dhe aktualisht ka mbetur vetëm një familje e vetmuar e cila ende jeton atje./rajonipress/