RCCOLA

Megjithë tensionimin Kuvendi ratifikoi marrëveshjen Kosovë-Serbi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i Kosovës pas më shumë se një orësh rifilloi seancën. Legjislativi i vendit me 84 për, tre kundër dhe një abstenim miratoi marrëveshjen Kosovë-Serbi.Largohen me dhunë deputetët e Vetëvendosjes nga foltorja.

E plotësuar 14:30) Sigurimi i Kuvendit të Kosovës është duke i larguar me dhunë nga vendi i kryeparlamentarit dhe vendet e qeveritarëve në Kuvend liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes.

Tensionohet situata në Kuvend, Kurti ia rrëmben mikrofonin Krasniqit

E plotësuar 13:58) Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar. Derisa kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi bëri thirrje të vihet në votim ratifikimi i marrëveshjes, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka rrëmbyer mikrofonin e kryeparlamentarit Krasniqi, duke thënë se “nuk ka votim” dhe “marrëveshjen nuk bën me votu”.

Regjia e Kuvendit të Kosovës ka ndërprerë pamjet e transmetimit të seancës së Kuvendit, derisa deputetët të Vetëvendosjes kanë në dorë pankarta “Kosova e Hashimit”. Raportohet se deputetët e Vetëvendosjes janë ulur në karrigen e kryeparlamentarit Krasniqi dhe në karriget e qeveritarëve në Kuvend.

Thaçi fton deputetët të ratifikojnë marrëveshjen

(E plotësuar 11:46) Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ftoi të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si marrëveshjen e parë ndërshtetërore.

UBT

Ai tha se para deputetëve të Kosovës se kjo Marrëveshje 15 pikëshe është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Thaçi ndër të tjera tha se kjo marrëveshje sipas tij i hap rrugë stabilitetit.

Ai tha se marrëveshja mundëson një sistem unitar ligjor dhe sipas tij gjithçka është aranzhuar në atë mënyrë që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

Kuvendi rifillon seancën

Kuvendi i Kosovës rifilloi seancën pas një pauze për shkak të mungesës së kuorumit. Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës po mban një fjalë rasti kryeministri Hashim Thaçi.

Kuvendi i Kosovës ishte në pauzë gjysmë orësh pasi sipas deputetëve nuk ishin krijuar kushtet për vazhdimin e seancës së Kuvendit, ku është paraparë miratimi i Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi theksoi se deputetët e Kuvendit të Kosovës është dashur të parashikojnë gjendjen e sotme dhe të vijnë më herët në Kuvend, por sipas tij, edhe ashtu nuk ka kuorum për vazhdimin e seancës. /Telegrafi/