UBT

Megjithatë, s’ka ofertë për Xhakën

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Drejtori sportiv, Max Eberl ishte pyetur për këtë çështje dhe ai ishte i qartë se nuk ka asnjë ofertë për Xhakën. Reporteri i ‘goal.com’, Tom Maston bëri shaka për transferimin e Xhakës. “Ata nuk kanë dërguar as edhe një faks me 30 milionë euro për Xhakën”.

Borussia Monchengladbach ka mohuar spekulimet se Arsenali ka bërë ofertë për Granit Xhakën. Arsenali është lidhur shumë kohët e fundit me transferimin e Xhakës, por sipas gjermane, klubet ende nuk kanë filluar bisedimet, bëjnë të ditur mediat gjermane dhe ato angleze, transmeton albinfo.ch.

Drejtori sportiv, Max Eberl ishte pyetur për këtë çështje dhe ai ishte i qartë se nuk ka asnjë ofertë për Xhakën. Reporteri i ‘goal.com’, Tom Maston bëri shaka për transferimin e Xhakës. “Ata nuk kanë dërguar as edhe një faks me 30 milionë euro për Xhakën”. Por, skuadra gjermane nuk do të lëshojë mesfushorin kosovar në më pak se 35 milionë funte.

Mobi Casa

Xhaka shihet si njëri nga mesfushorët më të mirë në Gjermani në dy vitet e fundit. Ai bën punë të madhe në mesfushë, duke shënuar edhe gola, por edhe duket ndihmuar ekipin prapa. Klauzola e tij përfundon në vitin 2017, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të largohet gjatë verës. “Së paku një ofertë para verës nga Anglia do të vjen dhe nëse është e madhe, nuk do t’i thuhet jo”, shkruan “Bild”.

Xhaka shkëlqeu në fitoren 5:0 ndaj Hertha Berlin dhe Borussia është afër të sigurojë një vend për në Ligën e Kampionëve dhe kanë më shumë gjasa të ndalin kapitenin e tyre. “Bild” shkruan më tej se menaxherët nga Arsenal, Liverpool dhe Manchester City ishin në ndeshje dhe mbeten të fascinuar me paraqitjen e tij. “Luftë” e ashpër pritet ndërmjet skuadrave angleze për Xhakën dhe mbetet të shihet se cila do të dërgojë ofertën më të mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.