Mobi Casa

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese do të kalojë

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Dilemat e ngritura se a do të votohet Gjykata Speciale nga deputetët e opozitës të Kuvendit të Kosovës, thuajse i heqin analistë të çëshjeve politike, të cilët mendojnë që kjo gjykatë do të themelohet.

Përkundër deklaratave nga deputetë të ndryshëm të partive opozitare që nuk do ta votojnë Specialen, analisti Artan Muhaxhiri ka thënë për Indeksonline se Gykata do të votohet, sepse janë marrë garanci që themelimi i saj nuk do të çoj në destabilitet të vendit.

“Një projekt i madh si Gjykata Speciale nuk dizajnohet dhe nuk mendohet për realizim nëse parashikohet se do të ketë pengesa të mëdha. Çështja e themelimit të saj tashmë është punë e kryer, pasi janë marrë garanci se një gjë e tillë nuk ka gjasa të shkaktojë destabilitet në vend”, është shprehur ai.

Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Steinmeier, ky i fundit ishte shprehur se themelimi i Gjykatës Speciale nuk e vë në dyshim luftën e UÇK-së, përkundrazi i heq dilemat për të. Por, edhe pas kësaj, qëndrimi i opozitës nuk kishte ndryshuar dhe ata vazhdojnë t`i qëndrojnë prapa deklaratave të tyre kundër votimit të Speciales.

Lidhur me këtë, Muhaxhiri ka thënë se vizitat e pritshme të përfaqësuesve të rëndësishëm të vendeve dhe organizatave të fuqishme do të shërbejnë në krijimin e një konteksti lehtësues për liderët tanë institucionalë.

Mobi Casa

“Kontributi i institucioneve të Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale nga përfaqësuesit ndërkombëtarë do të prezantohet si maturi politike, qasje pozitive dhe krijim i mirëbesimit për bashkëpunime në të ardhmen”, është shprehur ai.

Themelimin e Gjykatës Speciale, Muhaxhiri e ka paraqitur si raportin e Dick Marty-t, i cili, sipas tij, i kishte shkaktuar imazhit të Kosovës një dëm të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, prandaj mënyra më e mirë për ta qartësuar gjithë situatën është që me këto akuza, por edhe me akuzat tjera, të merret një institucion i besueshëm ndërkombëtar i cili me objektivitet profesional duke u bazuar në fakte do ta thotë fjalën e fundit.

“Do të ishte pakrahasimisht më e dëmshme sikur akuzat e Dick Marty-t të mos adresoheshin, por të lejohej që ta vazhdonin edhe më tej efektin toksik antikosovar në diskursin medial global.
Në aspektin emocional natyrisht se për kosovarët do të ishte më e pranueshme që një Gjykatë Speciale e këtij niveli t’i hetonte edhe krimet e forcave serbe, por Kosova është e pafuqishme të ndikojë në një gjë të tillë”, ka thënë Muhaxhiri për Indeksonline.

Ai ka shtuar se reagime të ashpra ka pasur edhe ndaj Gjykatës së Hagës, por edhe në raport me procesin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, mirëpo në të dyja rastet Kosova ka përfituar shumë, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë simbolik./Indeksonline/