Megapaga në borde, kompanitë publike drejt shkatërrimit
Në Kosovën e pasluftës shumë kompani publike po vazhdojnë që të punojnë me humbje, ndërsa, në anën tjetër, janë bordet dhe menaxhmentet e këtyre kompanive që marrin paga të larta. Analistë dhe opozitarë janë të mendimit se shumë nga kompanitë publike tona u shkatërruan qëllimisht nga politika, duke rehatuar militantët partiakë nëpër borde dhe duke punë- suar familjarët.
Salihu: Kompanitë publike gjenden para kolapsit.
“Drejtuesit e shumë kompanive publike, përveçqë marrin paga të larta dhe bonuse, ata vazhdojnë të mos japin llogaridhënie dhe vazhdon rënia e mëtejme e vëllimit të punës dhe veprimtarisë në këto kompani publike”, shprehet deputeti Enver Hoti,raporton Gazeta Kosova Sot.
Në Kosovën e pasluftës shumë kompani publike po vazhdojnë që të punojnë me humbje, ndërsa, në anën tjetër, janë bordet dhe menaxhmentet e këtyre kompanive që marrin paga të larta.
Analistë dhe opozitarë janë të mendimit se shumë nga kompanitë publike tona u shkatërruan qëllimisht nga politika, duke rehatuar militantët partiakë nëpër borde dhe duke punë- suar familjarët.
Deputeti Enver Hoti, nga Nisma për Kosovën, theksoi se drejtuesit e shumë kompanive publike, përveçqë marrin paga të larta dhe bonuse, ata vazhdojnë të mos japin llogaridhënie dhe vazhdon rënia e mëtejme e vëllimit të punës dhe veprimtarisë në këto kompani publike. Hoti theksoi se ka vërejtje të shumta për Qeverinë “Mustafa”, lidhur me menaxhimin e kompanive publike, duke thënë se kjo Qeveri ka për detyrë të jetë më efikase për menaxhimin e këtyre kompanive publike dhe se nevojitet seriozitet dukshëm më i madh, meqë këto kompani kanë rëndësi për vendin.
Të dëgjueshmit nëpër borde
Hoti theksoi se është për keqardhje se me fajin e pushtetarëve tanë shumë nga kompanitë publike, paslufte u shkatërruan qëllimisht nga politika duke paguar bordet me pagesa të mëdha për të rehatuar militantët partiakë, dhe pastaj në këto kompani i punësuan familjarët.
Ndërsa deputeti tjetër nga radhët e PDK-së, Raif Çela thekson se duhet të bëhen përpjekje që bordet të freskohen me anëtarë të përgatitur profesionalisht dhe moralisht.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë dhe profesori universitar, ndryshe edhe kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Dr. Muhamet Mustafa (LDK) ka thënë se deri më tash anëtarët e bordeve dhe menaxhmenteve kanë pasur shumë benefite, shumë përfitime, e në të njëjtën kohë kanë pasur shumë pak llogaridhënie, dhe për këtë qëllim në shumë nga këto kompani publike nuk është gjendja e mirë.
Analisti Ardi Nokaj theksoi se nuk ka asnjë fije dyshimi se bordet e kompanive publike vazhdojnë që të jenë të mbushura me militantë partiakë, në vend se në këto poste të jenë me ekspertë. Sepse, edhe në këtë Qeveri aktuale shumica e bordeve janë nga partnerët e koalicionit qeverisës PDK-LDK-Lista Srpska, ndonëse vazhdimisht në fushatë zgjedhore ishte premtuar se në borde do të dërgohen ekspertë.
Deputeti i opozitës, Salih Salihu theksoi se kompanitë publike funksionojnë me humbje, për arsye materiale që pushteti politik në vazhdimësi i synon, pasi duke lënë në gjendje të mjerueshme sektorët arrijnë edhe t’i privatizojnë më lehtë, për kinse mosfunksionalitet. Sipas tij, në Kosovë në pjesën më të madhe të resurseve publike që është kryer procesi i privatizimit, është pamundësuar qëllimisht funksionimi i mirëfilltë i kompanive, me të vetmen arsye që të privatizohen më lehtë dhe më shpejt. ” Sa u përket menaxhmenteve dhe bordeve në kompanitë e caktuara, konsideroj se u caktohen pagesa të mëdha vetëm që të jenë pjesë e bashkëpunimit politik, pra të largohet funksionaliteti dhe të vendoset e kundërta. Kjo mandej ka krijuar përshtypjen se kompanitë publike gjenden para kolapsit negativ, dhe kësisoj duhen të shiten. Pra, në çdo moment të jetë ndikimi më i shpejt politik, meqë janë edhe në vazhdimësi në funksion të aktorëve politikë “, vlerësoi deputeti opozitar, Salihu. Ai vlerëson se, në Kosovë, në pjesën dërrmuese të kompanive e institucioneve publike vendosen zakonisht njerëzit e politikës, njerëzit që janë super të dëgjueshëm për çdo vendim politik./kosova sot/


