Medvegjë: “Netët e Gejzerit” mbahen edhe këtë vit
Organizata Turistike e komunës së Medvegjës së bashku me Qendrën për Rehabilitim nga Banja e Sjarinës edhe këtë vit do të organizojnë manifestimin tradicional “Netët e Gejzerit”.
Manifestimi i cili do të fillojë të shtunën me 26 korrik do të zgjatë deri me datën 2 gusht. Sipas organizatorëve edhe këtë vit do të ketë program të pasur kulturor e artistik.
Pjesa më interesante e këtij manifestimi vazhdon të mbetet pjesa përmbyllëse, gjegjësisht kurorëzimi nën gejzer, që këtë manifestim e bën unik.
“Netët e gejzerit” kanë filluar të organizohen nga viti 1998 nga Bashkësia lokale, pastaj një vit më pas rolin e organizatorit ka ndërmarrë Enti për rehabilitm “Gejzer” ndërsa nga viti 2007 edhe Organizata Turistike e komunës së Medvegjës. (mepress.info)

