KKVITI

Medvegja, vendi nga ku u shpërngulën shumë shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Shpërngulja e popullatës shqiptare nga Medvegja është një shqetësim për shqiptarët e kësaj treve që jetojnë në diasporë.

Kryetari i shoqatës “Medvegja”, Zenel Neziri, në një intervistë për RTK-në, thotë se është e vështirë që shqiptarët të cilët janë shpërngulur prej vitesh, të kthehen në vendin e tyre.

“Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”, ka theksuar Neziri.

UBT

E për t’u mbledhur të paktën njëherë në vit, kjo shoqatë në bashkëpunim me Kuvendin komunal të Medvegjës kanë organizuar takimin tradicional “Ditët e Medvegjës'” i cili fillon sonte dhe mbledh bashkatdhetarë të kësaj ane në vendin e tyre të origjinës.

“Këtë aktivitet e kemi bërë për t’ia kthyer gjallërinë Medvegjës, që të takohen mërgimtarët, por jo vetëm ata por vëllezërit shqiptarë nga të gjitha trevat. Do të kemi mysafirë edhe nga Maqedonia, nga Plava e Gucia, nga Presheva dhe nga Kosova. Sot e kemi shumë më lehtë që vëllezërit shqiptarë nga Kosova që të na bashkëngjiten sepse mund ta kalojnë pikën kufitare në Mutivodë edhe me letërnjoftime”.

Për më tepër, Neziri u bën thirrje udhëheqësve në Kosovë dhe Shqipëri që t’u ndihmojnë shqiptarëve të Medvegjës në aspektin e lirisë së lëvizjes, duke hapur më shumë vendkalime kufitare dhe ndërtimin e autostradës së premtuar për në Medvegjë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.