Uji Dea

Medvegja përshëndetë marrëveshjen për hapjen e pikëkalimit të ri kufitar me Kosovën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Medvegje – Zëvendëskryetari i komunës së Medvegjës në largim, Florim Sahiti ka përshëndetur sot marrëveshjen e arritur me 21 prill në Bruksel ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për hapjen e pikëkalimit të ri kufitar në komunën e Medvegjës.

“Ky është sukses i bisedimeve tona me Ministren për dialog, zonja Edita Tahiri dhe rezultat i përpjekjeve të përbashkëta me përfaqësuesit e komunës së Kamenicës”, tha Sahiti.

Ju rikujtojmë se Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri me 20 mars ka pranuar në zyrën e saj në selinë e Ministrisë së punëve të jashtme zëvendëskryetarin e komunës së Medvegjës, Florim Sahiti, me ç’rast ky i fundit ndër të tjera ka kërkuar që të hapet edhe pikëkalimi ndërmjet Medvegjës dhe Kamenicës në pikën e njohur si “Kapia e Svircës”. Ministrja Tahiri në Bruksel me datën 2 prill ka paraqitur kërkesën për hapjen e pikëkalimit të ri ndërmjet Kosovës dhe Serbisë te pika “Kapia e Svircës” duke njoftuar BE-në se Kryetarët e Komunave të Kamenicës dhe Medvegjës kanë bërë një kërkesë të tillë pranë autoriteteve të shteteve përkatëse.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, ia vlen të përmendet edhe takimi i fundit i organizuar me 11 prill në pikëkalimin “Kapi” ku ishin prezentë përfaqësuesit e komunave Medvegjë dhe Kamenicë, homologët Florim Sahiti dhe Fatmir Matoshi me bashkëpunëtorë për t’i dhënë mbështetje iniciativës për hapjen e këtij pikëkalimi.

Se marrëveshja për hapjen e pikëkalimit të ri në Medvegjë tashmë është arritur ka konfirmuar edhe kryeministri i Serbisë, Alleksandar Vuçiq pas takimit të djeshëm në Bruksel. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.