HW

“Medvegja” nga Zvicëra: 60 pako dhurata për nxënësit shqiptarë të shkollave fillore

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Medvegjë – Kryetari i komunës së Medvegjës në detyrë, Florim Sahiti në një ceremoni festive dhe shumë miqësore sot në hapësirat e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë u ka shpërndarë dhurata për Vitin e Ri 60 nxënësve shqiptarë të tubuar nga të gjitha shkollat fillore nga territori i komunës së Medvegjës.

Mjetet për blerjen e këtyre dhuratave në vlerë prej rreth 500 euro ka siguruar shoqata humanitare “Medvegja” nga Zvicëra.

“Qëllimi ka qenë që t’i gëzojmë fëmijët në fund të këtij gjysmëvjetori, në prag të festës së Vitit të Ri dhe jemi munduar që këtë ta bëjmë në mënyrë sa më madhështore”, tha z. Sahiti.

Kryetari i Komisionit humanitar pranë sh.h. “Medvegja” nga Zvicëra, Hamdi Halimi me këtë rast tha se sigurimi i dhuratave për 60 nxënësit shqiptarë paraqet vazhdimësi të ndihmave të cilat ofron kjo shoqatë për banorët shqiptarë të komunës së Medvegjës.

Mobi Casa

“Këto dhurata sigurisht se i kanë gëzuar nxënësit shqiptarë, por për mua kënaqësia më e madhe ishte që nxënësit nga të gjitha shkollat shqipe në Medvegjë janë tubuar sot këtu në Tupallë dhe kanë madhështuar këtë organizim”, tha kryetari i Këshillit shkollor të shkollës fillore “Zenel Hajdini”, Lulzim Sahiti.

Kënaqësia dhe lumturia në mesin e nxënësve ishin të papërmbajtshme. Sipas nxënëses Florentina Balaj dhuratat i kanë gëzuar shumë fëmijët dhe ky moment ishte i veçantë për të gjithë ata. Ajo në emër të nxënësve falënderoi organizatorët për për këtë gjest shumë të këndshëm.

Me kalendar shkollor për vitin 2014/2015 sot edhe zyrtarisht ka mbaruar gjysmëvjetori i parë për nxënësit e shkollave fillore. Sipas drejtorit të shkollës fillore “Zenel Hajdini” ky gjysmëvjetor shkollor ka kaluar mirë, pa probleme. “Ma merr mendja se në terren dhe këtu arsimtarët ishin në nivel. Nxënësit kanë dalë me 99% sukses të shkëlqyeshëm. Sa i përket grevës së punëtorëve të arsimit, dy ditë në javë kemi bërë grevë me shkurtimin e orëve të punës nga 45 në 30 minuta, ndërsa ditëve të fundit orët i kemi shkurtuar në 30 minuta për shkak të kushteve atmosferike, gjegjësisht dëborës që ka rënë”, tha Hajdini.

Në shenjë falënderimi për vizitën dhe pjesëmarrjen në ceremoninë e sotme, drejtori i shkollës fillore në Tupallë ia dhuroi një libër me poezi kryetarit në detyrë Florim Sahiti me titullin “Vargjet e gjalla” të autorit, Gëzim Zeqiri. (mepress.info)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.