Fundamenti

Medvegja ndër vite – një plagë shqiptare

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Driton Hyseni – “Për të reduktuar sa më shumë numrin e shqiptarëve që jetojnë në jug, shteti po bën të ashtuquajturin ‘pasivizimin e adresave të banimit të shqiptarëve’ që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore apo në Kosovë. Masa është në thelb një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, kështu thuhet në raportin “Albanian minority on hold – Presevo, Bujanoc, and Medvegja as hostages of Kosovo-Serbia relations”, të publikuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, në vitin 2021.

Të njëjtin raport e citon në vitin 2022 edhe raporti “2022 Country Reports on Human Rights Practices: Serbia” i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Por, çfarë thonë statistikat nga Enti Republikan i Statistikave në Serbi, si ka ndodhur ndër vite zvogëlimi i numri të banorëve në Komunën e Medvegjës, dhe cilat vendbanime janë prekur më së shumti nga ky zvogëlim?!

Në vitin 1948, Komuna e Medvegjës në tërësi kishte regjistruar 22.478 banorë. Pas 74 viteve, në regjistrimin e vitit 2022, nga rezultatet e para të Entit Republikan të Statistikave në Serbi, kjo komunë ka regjistruar vetëm 8.600 banorë, prej tyre 6.438 rezidentë.

Rreth 16 mijë banorë të dikurshëm të kësaj komune, nuk janë më pjesë e saj, as në regjistrim. Ndër komunat e pakta në Serbi, ku numri i banorëve është zvogëluar drastikisht ndër vite.

Ajo çfarë shihet në të dhënat e ERS-së, është se në ato vendbanime kur dikur popullsia ishte shumicë shqiptare, kanë mbetur me më pak se 100 banorë rezidentë, teksa në ato serbe numri i banorëve është rritur lehtësisht.

Mobi Casa

Në fshatin Sijarinë, ku shqiptarët kanë përbërë mbi 70 për qind të popullsisë, nga 984 banorë sa janë regjistruar në vitin 1948, në regjistrimin e vitit 2011 kanë dalur të jenë vetëm 123 sosh. Në vendbanimin tjetër të ndarë nga Sijarina, në Banjën e Sijarinë, ku serbët kanë përbërë shumicën, sipas ERS-së, në regjistrimin e vitit 1948 kanë qenë vetëm 104 banorë, teksa në vitin 2011 janë regjistruar 355 sosh.

Sikurse në fshatin Sijarinë, njëjtë ka ndodhur edhe në fshatrat e tjerë ku shqiptarët përbënin shumicën ose tërësisht popullsinë, sikurse; Tupalla, Sfirca e Ramabaja.
Sipas të dhënave të siguruara në vitet e fundit nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi dhe nga profesoresha, Flora Ferati, në dekadën e fundit rreth 6 mijë adresa të shqiptarëve janë pasivizuar nga shteti i Serbisë.

Nga vendbanimi i Zenel Hajdinit, Idriz Ajetit e Jim Xhemës, veprimtarë të shquar shqiptarë, Medvegja është kthyer në historitë e trishta të Selvijes, Dylberit, Safetit, vëllezërve Salihu, të cilët haptazi e kanë deklaruar padrejtësinë shtetërore me adresën e tyre të vendlindjes.

Medvegja njihet me Banjën e Sijarinës “Gejzer”, me rreth 18 burime minerale shëruese, me bukuritë e fshatit Tupallë, me monumente historike e kulturore, me veshjen tradicionale të grave medvegjase, e shumë gjurmë të tjera shqiptare të cilat nuk i shlyen as natyra, e lëre më shteti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.