Mediumi zviceran: Lëndimi i yllit të Kosovës i kushtoi rëndë skuadrës së tij
Sipas “LuzernerZeitung”, lëndimi i mesfushorit të Kosovës, Hekuran Kryeziu ka ndikuar në rënien e formës së FC Zurich javëve të fundit.
Me 12 pikë nga 14 ndeshje, FC Zurich është skuadra e dytë më e dobët në pjesën e dytë të këtij edicioni pas Thun.
Skuadra nga Cyrih e filloi mirë këtë edicion sidomos në Ligën e Evropës.
Madje në këtë kompeticion, zviceranët mposhtën gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen me rezultat 3:2, shkruan Zëri.info.
Por, tashmë FC Zurich është jashtë bilancit të saj.
Sipas “LuzernerZeitung”, lëndimi i mesfushorit të Kosovës, Hekuran Kryeziu ka ndikuar në rënien e formës së FC Zurich javëve të fundit.
Pa Kryeziun dhe një futbollist tjetër si Adrian Winter, FC Zurich ka pësuar humbje në pesë prej tetë ndeshjeve të fundit.
Ndryshe, Kryeziu është munguar javë më parë, dhe tashmë i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm.
Pas këtij operimi, është bërë e ditur se mesfushori kosovar do të mungojë gjashtë deri në nëntë muaj./Zëri.info


