Uji Dea

Mediumi turk me një artikull të gjatë: Kush është Lorik Cana, nga vjen, sa vjeçar është dhe në cilat skuadra luajti ai?

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Lorik Cana është një ish-futbollist profesionist. Në vitin 1997, ai nisi karrierën te skuadra lokale, Dardania Lausanne, një klub futbolli amator i menaxhuar nga babai i tij dhe komuniteti shqiptar në Lozanë.

Cana luajti në këtë skuadër deri në vitin 2000, kur më pas mori vëmendjen e Paris Saint-Germain falë paraqitjeve të mira, derisa klubi francez i ofroi kontratë, aty ku luajti për një vit, shkruan mediumi turk “Fanatik”, përcjell “Zeri.info”.

Futbollisti legjendar shqiptar u ftua për prova tek Arsenali kur ishte vetëm 16-vjeçar, sidoqoftë ai nuk mund të merrte pjesë sepse i ishte refuzuar viza britanike.

Kapiteni legjendar i Shqipërisë vazhdoi qëndrimin në Francë, ku nënshkroi më pas me Marseillen, aty ku edhe u bë kapiten në vitin 2004.

Kush është Lorik Cana dhe nga vjen ai?

Ish-futbollisti Lorik Cana lindi në Prishtinë në një familje me prejardhje nga Gjakova. Ai është djali i Agim Canës, një ish-futbollist i FC Prishtinës.

Cana nuk e ka humbur asnjë ndeshje të klubit më të madh në Kosovë që nga mosha pesëvjeçare dhe shquhet si tifoz i flaktë i kryeqytetasve. Ai u frymëzua nga babai i tij për të nisur karrierën në futboll. Për shkak të luftës, familja Cana u zhvendos në Zvicër nga viti 1992.

Mosha e Lorik Canës

Emri i plotë i tij është Lorik Agim Cana, i lindur më 27 korrik 1983. Ish-futbollisti, vendlindja e të cilit është Prishtina, është 1.86 cm i gjatë dhe është 37-vjeç.

Hidromorava

Pozicioni i tij në fushë ishte mbrojtës, mesfushor defanziv por edhe si mesfushor qëndror.

Cana kishte provuar veten edhe në futbollin turk kur më 8 korrik të vitit 2010 për 4.5 milionë euro ishte transferuar te Galatasaray, ku kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Për shkak të një lëndimi në shpinë, aventura e tij në Turqi nuk shkoi sipas planit, por falë qëndresës së futbollistit, Cana ishte ndër të preferuarit e tifozëve turq.

Kur e la futbollin Lorik Cana?

Më 23 qershor të vitit 2016, Cana njoftoi se i ka dhënë fund futbollit aktiv.

Si kapiten, Cana drejtoi Kombëtaren e Shqipërisë në 41 ndeshje, derisa mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Në karrierën e tij si futbollist, Cana mori 26 kartona të verdhë dhe dy të kuq.

Cana kishte mundësinë të luante për Shqipërinë, Zvicrën apo Francën, por në fund zgjodhi kuqezinjtë pa asnjë dyshim, vendim të cilin e bëri në qershor të vitit 2003 kur ishte vtëm 19-vjeçar.

Në përgjithësi, Cana ka bërë 388 paraqitje gjatë gjithë karrierës së tij, derisa kishte shënuar 15 gola, kurse për Shqipërinë bëri 93 paraqitje dhe shënoi vetëm një gol. /Zeri.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.