RCCOLA

Mediumi italian i kushton vëmendje Amir Rrahmanit: Pse e transferoi Hellas Verona, statistikat dhe karriera

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Amir Rrahmani javë më parë ka kompletuar transferimin te skuadra e njohur italiane Verona nga kroatët e Dinamo Zagrebit.

Mbrojtësi i Kosovës është prezantuar tashmë si futbollist i Veronës, derisa e ka cilësuar arritje të madhe në karrierë transferimin te skuadra verdhekaltër.

Ish-lojtari i Drenicës, Partizanit e Dinamo Zagrebit ka zgjedhur numrin 13 në fanellë dhe në disa ndeshje miqësore ai ka lënë mbresa te trajneri Ivan Juric, shkruan Zëri.info.

Ueb-sajti italian “FantaCalcio” i ka kushtuar një shkrim të veçantë Rrahmanit, duke e treguar historinë e mbrojtësit nga Prishtina, statistikat e shumëçka tjetër.

Kush është Amir Rrahmani?

Gjiganti i mbrojtjes së Hellas Verona vjen nga Kosova.

I lindur në Prishtinë, Rrahmani është një mbrojtës i strukturuar dhe tejet i fuqishëm.

I formuar si futbollist te Drenica, ai debutoi në vitin 2011 ku edhe luajti dy vite para se të transferohej te Partizani i Tiranës.

Pas dy vitesh transferohet në RNK Spalato dhe më pas te Dinamo Zagrebi, ku luan për dy edicione për ta pranuar më pas ofertën e presidentit të Hellas Veronas, Setti.

Roli

Amir Rrahmani është një mbrojtës tipik qëndror dhe është i mirë me lojën në ajër.

Uji Dea

Ivan Juric fillimisht dëshiron që ai të luajë në qendër të mbrojtjes, por nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë edhe në mesfushë në raste të ndryshme.

Pse Hellas Verona zgjodhi transferimin e yllit të Kosovës?

Shpejtësia me të cilën Hellas Verona e ka kompletuar transferimin e mbrojtësit kosovar dëshmon se klubi italian ishte i përqendruar vetëm tek ai.

Trajneri kroat Juric është i bindur për potencialin e Rrahmanit, i cili ka konkurrencën e Koray Gunter, me të cilin mund të luajnë edhe së bashku.

Hellas Verona ka pasur edhe disa arsye të mos e transferojë Rrahmanin

Faktorët kryesor për këtë janë se futbollisti prishtinas mund të mos përshtatet në kampionatin elitar italian.

Gjithashtu, faktor është stili më ndryshe i lojës në Kroaci, dhe tani Rrahmani duhet të jetë në gjendje ta përballojë presionin pasi bën pjesë në një skuadër të rikthyer në elitë.

Statistikat

Në përgjithësi, Amir Rrahmani deri më tani në karrierën e tij ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 200 ndeshje të zhvilluara në kampionate të ndryshme.

Rrahmani ka shënuar katër gola në 57 ndeshje me Dinamo Zagrebin, derisa edhe me Përfaqësuesen e Kosovës ka shënuar katër gola në 23 ndeshje./Zëri.info