Fundamenti

Mediumi i madh austriak: Kosova në krizë politike pas aktakuzave të Speciales

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gazeta e madhe austriake “Die Presse” ka shkruar lidhur me konfirmimin e aktakuzave nga Gjykata Speciale kundët ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.

Parlamenti në Prishtinë duhet të bjerë dakord për një kryetar të ri të shtetit. Presidenti i mëparshëm Hashim Thaçi është duke u gjykuar në Hagë, shkruan “Die Presse”, transmeton Gazeta Express.

Njeriu i fortë i Kosovës, Hashim Thaçi tani duhej ta ndërronte karrigen e njohur të zyrës me bankën e të akuzuarve. Me një ngurrim të dukshëm, presidenti, i cili kishte dhënë dorëheqjen disa ditë më parë, e lejoi veten t’ia lexojnë aktakuzën në paraqitjen e tij të parë përpara Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë në fillim të javës. Ish-udhëheqësi politik i ushtrisë së shqiptarëve të Kosovës, UÇK hodhi poshtë akuzat për përgjegjësi për krime lufte të tilla si vrasje, persekutim dhe tortura gjatë luftës së Kosovës në fund të viteve 1990: “Unë deklarohem i pafajshëm për çdo pikë”, ka shkruar gazeta austriake, duke theksuar se si David Hooper, avokat i Hashim Thaçit, ironizoi me mungesën e akuzave për trafikim organesh në aktakuzën kundër klientit të tij.

Eco Higjiena

Të enjten e javës së kaluar, ish-presidenti Hashim Thaçi, bashkë me ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin u nisën me një avion për në Dhomat e Specializuara në Hagë. Një ditë përpara, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ishte arrestuar dhe ishte dërguar për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.